Mobi Casa

Investimet në pikiatë, mafio-oligarkia largon investitorët

/ 10 minuta lexim
Uji Dea

Ditë më parë drejtues të Aleancës Kosovare të Biznesit para medieve kanë bërë të ditur se 94 për qind të investitorëve vendas dhe të huaj gjatë vitit 2017 janë deklaruar se nuk duan të investojnë në Kosovë, në mungesë së sigurisë dhe të mbështetjes institucionale.

Sipas një studimi, i bërë nga AKB-ja, droja e investitorëve ka ardhur, gjithashtu, edhe për shkak të korrupsionit administrativ dhe vonesave e bllokimeve me lejet e ndërtimit. Ndërkaq, gjatë periudhës janar-maj 2018, vetëm 2 për qind e investitorëve kanë vendosur të qëndrojnë në Kosovë, ndërsa 4 për qind nuk e dinë ende se çfarë do të bëjnë.

Andaj, nga analistët shtrohet çështja se përse Komuna e Prishtinës me Shpend Ahmetin kryetar është në rangun e parë, kur bëhet fjalë për vonesat e lejeve të ndërtimit, për shkak të të cilave frenohen investitorët e huaj dhe vendas të investojnë, sidomos ata qe nuk janë pjesë e nëntokës kriminale. Sipas analistëve, për Prishtinën dhe Kosovën, do të jetë shkatërruese fakti se vendet e rajonit me të madhe po tërheqin investitorët e huaj në vendet e tyre.

Eksperti i ekonomisë, Artan Haziri, për gazetën “Kosova Sot”, tha se papunësia e madhe dhe varfëria e skajshme janë pasojë e politikave joadekuate fiskale për tërheqjen e investimeve. “Mafiooligarkia nga viti në vit po i largojnë investitorët e huaj dhe ata vendorë. Këtë po e ndihmon edhe qeveria lokale e Shpend Ahmetit”, vlerësoi ai.

Rajoni ofron kushte më të mira Haziri thotë se vlen te theksohet ikja e investitorit gjerman i ” pajisjeve elektronike për vetura ” më 2008 , ku qëndroi 3 muaj në magjistralen Prishtinë – Fushë- Kosovë, ku dëshiroi të hapë një biznes, fillimisht me 100 deri 300 punëtorë e në afat të gjatë deri 4900 punëtorë. “Por, atë nuk e lejuan me pengesa të natyrave të ndryshme dhe iku në Maqedoni, ku iu fal 1 hektar tokë dhe 5 vjet pa pagese të tatimeve”, vijoi më tej ai. Andaj, sipas Hazirit, në Kosovë mafio- oligarkia e arriti qëllimin, që të largohen të gjithë investitorët, dhe pastaj i gjithë kapitali të lëvizë nëpër duart e tyre.

Ndërsa, analisti Lulzim Beqiri për ” Kosova Sot ” tha se kushtet jo të favorshme kanë bërë që investitorët potencialë të ikin nga Republika e Kosovës, sepse kriza politike aktuale shkakton parregullsi në të gjitha sferat e jetës, edhe në aspektin ekonomik, andaj pozita dhe opozita duhet t’i kthehen dialogut dhe ta çojnë vendin drejt integrimit ekonomik evropian. “Ndërkaq, gjatë periudhës janar-maj 2018 vetëm 2 për qind e investitorëve kanë vendosur të qëndrojnë në Kosovë, ndërsa 4 për qind nuk e dinë ende se çfarë do të bëjnë. Investitorët e huaj kanë perceptim negativ për Kosovën, e janë shumë faktorë që kanë ndikuar te krijimi i këtij perceptimi”, ka thënë ai.”Perceptimi negativ krijon vështirësi të mëdha në investime, sepse askush nuk investon dhjetëra apo qindra miliona në një vend ku nuk ka siguri të plotë. Ligji aktual për investime nuk është i favorshëm për investitorët e huaj, andaj institucionet përkatëse duhet që shumë shpejt të hartojnë politika të përshtatshme për investime”, vlerësoi Beqiri. “Është edhe mungesa e sundimit të ligjit, korrupsioni, mungesa e energjisë elektrike, mungesa e mbështetjes institucionale, kamatat e larta, burokracia e tmerrshme shtetërore, politikat e pafavorshme fiskale, janë disa prej pengesave që kanë bërë që investitorët ose të largohen nga vendi, ose të mos vijnë fare, ndërsa kriza të tilla politike vetëm sa ndikojnë negativisht edhe më shumë”, thotë më tej ai.

“Shteti e ka për obligim të krijojë kushte për investime, sepse jemi treg i vogël, e vetëm me kushte të favorshme do kemi investime e pastaj edhe zhvillim ekonomik”, tha Artan Haziri për “Kosova Sot”

“Investimet e huaja direkte janë shumë pozitive, sepse krijojnë mundësinë për rritjen e punësimit dhe rritjen e GDP-së në ekonominë e Kosovës. Po ashtu, krijojnë mundësinë që ta zvogëlojnë importin dhe ta rrisin eksportin, gjë që do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, tha Lulzim Beqiri për “Kosova Sot”

Mobi Casa

“Investitorët,të cilët po vijnë në Kosovë dhe që po largohen pa shpresa nga Kosova,ata po vendosin që të investojnë në shtetet fqinje,siç janë Serbia,Mali i Zi dhe Maqedonia.Me këtë po dëshmohet që ligji në Kosovë ende nuk është duke funksionuar dhe që Kushtetuta po shkelet në çdo sekondë nga politikanët vendorë”, tha Dardan Grapci për “Kosova Sot”

Studimi të alarmojë institucionet Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj tha për “Kosova Sot”, se studimi dhe raporti i AKB-së, përveçqë është real njëherësh është shqetësues. “Kjo është edhe më shqetësuese ku vetëm 2 për qind e investitorëve mendojnë që të vazhdojnë investimet në Kosovë, pra këtu flitet për një korrupsion të theksuar dhe me kushtet aspak të favorshme si në mbrojtje të investimeve të sigurisë dhe kushteve infrastrukturorë për funksionim normal të biznesit”, vlerësoi ai. “Edhe më shqetësuese është që në Prishtinë përballën më së shumti me ngarkesa administrative dhe në vonesa të lejeve të ndërtimit ku dihet që sektori i ndërtimit është i koncentruar më së shumti në Prishtinë, që për një investitorë të huaj është e papërballueshme dhe njëherësh jologjike që të ketë kaq shumë vonesa që në këtë drejtim kam pasur rastin që investitorë të huaj kanë dhënë kritika pikërisht në këtë drejtim në vonesa të lejeve të ndërtimit që për investitorë është e papranueshme”, theksoi më tej Kadriaj. “Këtu kemi një korrupsion të pastër dhe mospërgjegjësi të madhe si në nivel qendror dhe lokal, duke e rënduar çdo ditë e më shumë të të bërit biznes, duke u bërë një vend joatraktiv për investime që kjo reflekton në rritje ekonomik, po ashtu në rritje të papunësisë dhe mirëqenie të qytetarëve dhe si rezultat kemi një interesim të rinisë për të emigruar në vendet e perëndimit si rezultat i mosperspektivës në vend që fajtor është politika në vend”, ka thënë ai.

Kryeqyteti prin me bllokada Analisti Dardan Grapci tha për ” Kosova Sot’, se Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) me këto deklarata është vonuar paksa, duke e ditur që ky problem ekziston thuajse që nga pavarësia e Kosovës, investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë me të drejtë po veprojnë duke mos investuar në Kosovë, ku në një shtet siç është Kosova po ndodh korrupsioni dhe haraçi. “Institucionet e Kosovës në vend se të mbajnë debat në Kuvend për këto frenime shqetësuese të investitorëve, ata merren me disa polemika, të cilat nuk janë edhe shumë me rëndësi të madhe për popullin”, tha ai. Sipas Grapcit, Prishtina ka humbur në investime që nga ardhja në pushtet e Shpend Ahmetit, duke filluar nga ndërtimet pa leje, e deri tek dhënia e lejeve për ndërtim pa ndonjë kriter, e cila do të jetë fatale në të ardhmen, ku shumë blerës do të mbesin në rruge, në qoftë se me të vërtetë një ditë hetimet nga Policia dhe gjykata e Kosovës e vendosin fatin për rrënimin e këtyre objekteve.

Ndërsa, analisti Ragip Guraziu tha për “Kosova Sot”, se është për keqardhje që 94 për qind të investitorëve vendas dhe të huaj janë deklaruar se nuk duan që të investojnë në Kosovë. “Kjo vjen falë të parit të Prishtinës, z.Shpend Ahmetit dhe nëntokës kriminale,që kështu po shkatërrohet Prishtina dhe Kosova,kur kemi parasysh se edhe investitorët të rajonit të shteteve më të mëdha po tërhiqen dhe nuk duan që të investojnë në një shtet,apo edhe qoftë ai kryeqytet, siç është Prishtina, e që udhëhiqet nga një kryetar që për nëntokën kriminale sakrifikon Prishtinën dhe e degradon tej mase”, vlerësoi ai.

Sipas Guraziut, janë shqetësuese të dhënat nga Aleanca Kosovare e Biznesit që ka bërë të ditur se investitorët vendas dhe të huaj janë deklaruar se nuk duan të investojnë në Kosovë, në mungesë së sigurisë dhe të mbështetjes institucionale. “Komuna e Prishtinës, me Shpend Ahmetin kryetar, është në rangun e parë kur bëhet fjalë për vonesat e lejeve të ndërtimit, për shkak të të cilave frenohen investitorët e huaj dhe vendas të investojnë,sidomos ata që nuk janë pjesë e nëntokës kriminale”, tha ai.

Krimi, rrënues i ambientit biznesor Analisti Reshat Badallaj-Zhuriani, për gazetën “Kosova Sot”, tha se mosinvestimi në Kosovë nga investitorët qofshin të vendit, qofshin të huaj, tregon se vendi i ynë nuk është i sigurt dhe në dorën e mafio-oligarkëve. “Thënë më ndryshe, se vendi udhëhiqet nga njerëzit më të korruptuar të klaneve të nëntokës kriminale. Ky rrjet i rrezikshëm kriminal që nga majat e shtetit dhe i përhapur si vaji në lakra, qoftë në nivelet qendrore dhe lokal, e kanë kapur shtetin dhe nuk njohin as ligje, as Kushtetutë dhe veprojnë si duan vetë, prandaj e kanë parë dhe nuk i besojnë as sistemit të kalbur gjyqësor, dhe nuk duhet çuditur se nuk duan të investojnë kapital të madh në këtë shtet të pasigurt dhe që i ka dalë nami për korrupsion, pasi shihet hapur pasuria e padjersë e vjedhur që brenda natës nga ata që po merren me politikë dhe që u bënë supermilionerë, kurse deri dje nuk kishin as bukë për të ngrënë”, u shpreh ai. “Investitorët e kanë parë se si vonohet dhe bllokohen lejet e ndërtimit nga mafiozët e nëntokës kriminale. Vetëm shikoni Shpend Jahtin se si po bënë kërdi në Komunën e Prishtinës, duke bërë vonesat dhe bllokimin e lejeve të ndërtimit vetëm për ata që nuk japin kesh me qindra mijëra euro, ndërkaq ata që janë në rrjetin kriminal mafioz nuk ka fare problem, kalojnë brenda natës”, potencoi Badallaj- Zhuriani.

Ndërsa juristi, Adil Fetahu, për gazetën ‘Kosova Sot”, tha se një nga indikatorët kryesorë të rënies së investimeve te ne është moszbatimi i ligjit, sepse askush nga investitorët vendorë e të huaj nuk guxojnë që të investojnë dhe të rrezikojnë kapitalin e tyre që ta investojnë në një shtet ku nuk ka siguri të kthimit të fitimit nga investimet e veta, nuk ka siguri për investimet që i bën. “Veç saj, këtu ka krim dhe korrupsion dhe jemi bërë një vend ku nuk respektohen kontratat dhe aktet ligjore”, u shpreh ai. “Vetëm një numër i vogël po investon dhe të tjetër po ikin e po shkojnë në rajon, pasi edhe në rajon ka krim e korrupsion, por atje është dukshëm në një masë më të vogël sesa këtu. Prandaj, mosfunksionimi dhe moszbatimi i ligjit është njëri nga shkaktarët e ikjes së investitorëve”, vlerësoi Fetahu. Sipas tij, kemi një burokraci të komplikuar që janë të lidhur me krimin e korrupsionin.

(Kosova Sot)