ARKATANA

Aksidentohen në komunikacion, e rrahin viktimën e bëjnë për spital

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Më 21 korrik 2018 rreth orës 13:30 në fshatin Pasjak Komuna e Novobërdës ka ndodhur një rrahje. Dyshohet se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1993) është rrahur me grushta dhe shqelma nga dy të dyshuar në rrugën e fshatit Pasjak pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

Policia e Kosovës me 23 korrik 2018, ka arritur t`i arrestoj dy të dyshuarit shqiptar shtetas të Kosovës dhe sipas urdhrit të prokurorit të shtetit rasti cilësohet si “lëndim trupor”.

ARKATANA

Të dyshuarit pasi janë intervistuar më pastaj janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë në Gjilan. Rasti procedohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/