Aksidentohet fëmija në vendbanim, arrestohet vozitësi i veturës
Gjilan – Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te aksident trafiku të ketë ardhë kur vozitësi shqiptar, me veturën VË, me targa 06, duke mos qenë i kujdesshëm në drejtim të mjetit të tij, në vendbanim godet fëmijën shqiptar, i cili ka qenë duke drejtuar një trotinet në rrugë, fëmija me urgjencë është dërguar në spitalin Rajonal në Gjilan.
Më 22 korrik 2018 rreth orës 10:55, në fshatin Cërnicë, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te aksident trafiku të ketë ardhë kur vozitësi shqiptar, me veturën VË, me targa 06, duke mos qenë i kujdesshëm në drejtim të mjetit të tij, në vendbanim godet fëmijën shqiptar, i cili ka qenë duke drejtuar një trotinet në rrugë, fëmija me urgjencë është dërguar në spitalin Rajonal në Gjilan.
Me urdhër të prokurorit, vozitësi i veturës arrestohet dhe ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


