Vetura godet biçiklistin, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur
Gjilan – Në fshatin Malishevë, të Gjilanit raportohet se një i dyshuar i panjohur duke lëvizur me veturë, ka goditur biçiklistin – viktimën mashkull shqiptar dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


