Mobi Casa

Skemat korruptive mbajnë peng sundimin e ligjit

/ 7 minuta lexim
KKVITI

Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të mbetet peng i skemave korruptive, përmes sekseromanisë e ndërmjetësimit trafikues të drejtësisë,thonë analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë. Ata theksojnë se përmes sekserëve merren paratë e korrupsionit që shpërndahen te gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, ekspertët gjyqësorë, avokatët etj. Kështu skema mafioze e instaluar në sistemin e drejtësisë, përmes sekseromanisë dhe ndërmjetësimit trafikues, shpërndan në mënyrë të kundërligjshme paratë e korrupsionit tek gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, ekspertët gjyqësorë dhe avokatët e lidhur me mafinë kriminale, alarmojnë analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë. Sipas tyre, shitblerja dhe kontrabandimi i drejtësisë kanë bërë që drejtësia të ngjajë në gjithçka tjetër pos jo në drejtësi për qytetarët, të cilët presin me nga 5-10 vjet për të fituar të drejtën e tyre legjitime që ua garanton ligji dhe Kushtetuta e vendit.

“Edhe pse Prokuroria Speciale është formuar enkas për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë qeveritar dhe financohet nga taksat e qytetarëve, përmes buxhetit të shtetit, ka kaluar në anën e pushtetit, duke u bërë krah i djathtë i tyre dhe oligarkëve të inkriminuar”, theksoi analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”

Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të mbetet peng i skemave korruptive, përmes sekseromanisë e ndërmjetësimit trafikues të drejtësisë,thonë analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë. Ata theksojnë se përmes sekserëve merren paratë e korrupsionit që shpërndahen te gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, ekspertët gjyqësorë, avokatët etj. Kështu skema mafioze e instaluar në sistemin e drejtësisë, përmes sekseromanisë dhe ndërmjetësimit trafikues, shpërndan në mënyrë të kundërligjshme paratë e korrupsionit tek gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, ekspertët gjyqësorë dhe avokatët e lidhur me mafinë kriminale, alarmojnë analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë. Sipas tyre, shitblerja dhe kontrabandimi i drejtësisë kanë bërë që drejtësia të ngjajë në gjithçka tjetër pos jo në drejtësi për qytetarët, të cilët presin me nga 5-10 vjet për të fituar të drejtën e tyre legjitime që ua garanton ligji dhe Kushtetuta e vendit.

Megjithatë, sipas tyre, problemi nuk qëndron vetëm në prokurori apo gjyqësi, por problemi i përgjithshëm është se shteti dhe institucionet e tij janë të kontrolluara nga mafia politike e korruptuar deri në fyt. Për më keq, kanë thënë ata, qytetarët e kanë humbur besimin në institucione e drejtësisë dhe të dejën e tyre po e kërkojnë në traditat e vjetra. Kësaj,sipas tyre, është duke i kontribuar edhe mosndërmarrja dhe veprimet e organeve të zbatimit të ligjit, institucione, të cilat vazhdimisht gjenden në thumb të kritikave, për mospërgjigjen e duhur ndaj skemave të paligjshme.

SKEMA MAFIOZE E INSTALUAR NË SISTEMIN E DREJTËSISË, PËRMES SEKSEROMANISË, SHPËRNDAN PARATË E KORRUPSIONIT TEK GJYQTARËT, PROKURORËT, HETUESIT, EKSPERTËT GJYQËSORË DHE AVOKATËT E LIDHUR ME MAFINË KRIMINALE!

Florim Zeqa, analist dhe njohës i fushës së drejtësisë, ka thënë në një prononcim për “Kosova Sot” se skema mafioze e instaluar në sistemin e drejtësisë, përmes sekseromanisë dhe ndërmjetësimit trafikues shpërndan në mënyrë të kundërligjshme paratë e korrupsionit tek gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, ekspertët gjyqësorë dhe avokatët e lidhur me mafinë kriminale. Shitblerja dhe kontrabandimi i drejtësisë, ka potencuar më pas ai, kanë bërë që drejtësia të ngjajë në gjithçka tjetër pos jo në drejtësi për qytetarët, të cilët presin me nga 5-10 vjet për të fituar të drejtën e tyre legjitime që ua garantojnë ligji dhe Kushtetuta e vendit. “Prokurorët që mbyllin sy e vesh para korrupsionit dhe krimit të organizuar në baza ditore në institucionet e shtetit, me heshtjen e tyre janë bërë pjesë përbërëse e krimit të organizuar”, ka thënë Zeqa, duke shtuar se lidhja e prokurorëve me mafio-oligarkët e inkriminuar, me zyrtarët e lartë të shtetit, në të tri pushtetet dhe në të dy nivelet e tij, flet qartë për KPK-në e dorëzuar përballë krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë në vendin tonë. Sipas tij, edhe pse Prokuroria Speciale (PSRK) është formuar enkas për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë qeveritarë dhe financohet nga taksat e qytetarëve përmes buxhetit të shtetit, ka kaluar në anën e pushtetit duke u bërë krah i djathtë i tyre dhe oligarkëve të inkriminuar.”Është pikërisht kështu, jo pse po e them unë, por pse nuk e ka guximin të marrë masa kundër prokurorëve të inkriminuar dhe shantazhuar nga pushtetarët dhe sekserët e tyre”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot”.

MIFTARI: EDHE KPK DHE KGJK JANË TË KAPURA NGA MAFIA POLITIKE E KORRUPTUAR

Mobi Casa

Kurse analisti Naim Miftari ka thënë për “Kosova Sot” se problemi nuk qëndron vetëm në prokurori apo gjyqësi, por, siç është shprehur ai, problemi i përgjithshëm është se shteti dhe institucionet e tij janë të kontrolluara nga mafia politike e korruptuar deri në gushë. Kurse, ka thënë më tej Miftari, njohësi i fushës së drejtësisë, specifikat e kapjes së gjyqësisë, prokurorisë dhe hetuesisë policore janë se ata përmes këtyre institucioneve ligjore e ruajnë vazhdimin e plaçkitjes dhe pasurinë e paligjshme, duke e shtuar kapitalin e bërë përmes korrupsionit, vjedhjeve dhe shantazheve të ndryshme.”Edhe KPK, KGJK dhe shumë institucione të tjera që duhet të kontrollonin këto anomali edhe ato institucione dhe komisione janë të kapura nga mafia politike e korruptuar dhe me njerëz që janë militantë apo sekserë të filanit, por rrënjët i kanë në politikë”, ka pohuar ai, duke shtuar se pa pastrimin e institucioneve ligjore nga dora e mafisë politike dhe pa pastrimin pastaj të politikes dhe sidomos partitë politike, nga ligji nuk do të ketë rregull.

PRETENI: DREJTËSIA NË KOSOVË ËSHTË JASHTË SISTEMIT

Ndërsa analisti dhe njohës i fushës së drejtësisë, Hasan Preteni, ish-drejtor i Agjencisë së Antikorrupsionit, ka thënë në një prononcim për “Kosova Sot” se drejtësia në Kosovë është jashtë sistemit. Ai ka theksuar se qytetari i Kosovës për problemet penale është duke u bazuar në Kanunin e Lekë Dukagjinit e për veprimet korruptive nuk i raporton askush. Preteni ka thënë se në raportimet që bëhen korrupsionin nuk po e raporton askush, pasi, sipas tij, nuk u besohet institucioneve. “Rreziku më i madh që mund t’i ndodhë një shteti është mosbesueshmëria në shtet”, vlerësoi ai për “Kosova Sot”

Sekseromania e degradoi drejtësinë

Edhe analisti Naim Kelmendi, analist dhe njohësi fushës së drejtësisë, ka potencuar për “Kosova Sot” se sekseromania është një biznes kriminal që, siç ka thënë ai, mund të quajmë me këtë emër derisa kështu po bëhet trafikimi i drejtësisë në trekëndëshin: avokat-prokuror-gjykatës, duke realizuar seanca të pafund pa ndonjë epilog të gjykimeve, por, ka thënë më tej ai, që kjo prek, rëndon apo i kushton xhepit të qytetarëve të pambrojtur e të nëpërkëmbur, pa mundur asnjëherë që të marrin drejtësinë e pritur.”E kjo në të vërtetë u takon me ligj, por fatkeqësisht ky trafikim në drejtësinë kosovare në baza ditore e bën shitblerjen e lëndëve dhe të vetë drejtësisë, duke i shkelur kështu drastikisht të drejtat elementare njerëzore e qytetare nga sistemi i degraduar dhe i korruptuar i drejtësisë në Kosove”, ka thënë analisti Kelmendi.

(Kosova Sot)