ARKATANA

Sulmohet zyrtari policor, prangoset i dyshuari

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në rrugën “Esat Berisha”, më 29 qershor 2018 rreth orës 13:35, derisa Zyrtari policor në njësitin e hetimeve ishte duke ecur në rrugë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari shqiptar, duke u goditur me një mjet të fort në pjesën e majtë të fytyrës.

Zyrtari policor ka arritur ta ndaloj të dyshuarin derisa kishte mbërritur patrulla policore ku edhe e kanë arrestuar të dyshuarin.

FIDANISHTJA

Zyrtarit policor i është ofruar ndihma mjekësore. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ndaj të dyshuarit ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. Rasti në Prokurorinë Themelore njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/