Në Viti kontrollohet lokali që dyshohej se merrej me organizim të skemave piramidale dhe bixhozit
Viti – Më 28 qershor 2018 rreth orës 15:00 në Viti, në rrugën “Tirana”, Policia e Kosovës njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion që vepron në Gjilan, gjatë një pune operative në terren, kanë pas informata përmes rrugëve operative se në një lokal është duke u zhvilluar një veprimtari e kundërligjshme me lojëra të fatit.
Pas kontrollit aty kishte pasur libra të bastores sportive “Loni Sport” e cila nuk ishte e licencuar si dhe në shtëpizat kompjuterike kishte të instaluara lojërat “Keno” dhe “Lucky Balls”, në kundërshtim me Ligjin mbi lojërat e fatit, si dhe në të njëjtin lokal ishin të vendosur 8 aparate kazinove të markës “Apex dhe Merkur” duke zhvilluar aktivitetin e saj pa licencë, të cilët janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.
Policia e Kosovës kanë sekuestruar përkohësisht katër shtëpiza kompjuterike nën dyshimin e arsyeshëm se është duke u kryer vepra penale. Në konsultim me prokurorin, rasti i referohet PTH në procedurë të rregullt njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/


