United Hospital

Shpikje e “Politikanëve” të Kosovës për çmimin Nobel!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Nuhi Nuhiu – Si shpikje e parë nga këta “Politikan” është Decentralizimi në baza etnike, në Europën e Bashkuar! Ky decentralizim meriton ÇMIMIN NOBEL. Kjo formë e decentralizimit as në shtetet më demokratike, me një popullsi shumë kombe e nacionalitete kund në botë nuk është bërë.

Por, kur ke këso pseudointelektual, besa edhe dallkauk, atëherë prite ujkun në derë. A kund në tjetër vend pos në Kosovën Demokratike ,ku një fshat prej 1mijë banor të formohet komunë, vetëm e vetëm pse janë serv ( serb). Tamam me sjelljet e këtyre “Politikanëve”, serbët qenka të dërguarit e zotit si thonë edhe ata vet!!! A ka komunë me kaq banor në Serbi, Maqedoni, Greqi,Mal të zi. Kjo nëse vazhdon kështu edhe çdo shtëpi e serbëve do të jetë Komunë. Jemi për çmim Nobel!!!

Çka të thuhet për fshatrat shqiptare ?Me mbi pesë mijë banor,me territor kompakt, nuk ka takim të territorit me komunën si Zhegra, e mos të jetë Komunë?!!. Duhet këta autor të decentralizimit të marrin ÇMIMIN NOBEL, dhe të dërgohen në shtete Afrikane për decentralizim si shembull i “mirë”.

Kjo është një shpikje për libër të Ginisit.Lum ne që i kemi!Tash duhet ndërruar kushtetutën fal paditurisë dhe miopisl së këtyre “Politikanëve”!!! Çmimin e dytë të Nobelit duhet marrë për shpikjen e Asociacionit të komunave serbe!

Pa u konsultuar me askënd nënshkruhet marrëveshja në Bruksel dhe na del se në 27 pika të marrëveshjes për Asociacion janë në kundërshtim me kushtetutën. Tani vije në diskutim, përse kemi aq shumë këshilltar prej pesë deri në pesëmbëdhjetë, në Presidencë e Qeveri. Besojë se numri ekziston i këshilltarëve, kuantitet po,por kualitet jo.

ARKATANA

Me siguri këta janë vetëm për pagë,e kush nuk i pyet për sugjerime. Me siguri as nënshkruesit e marrëveshjes nuk e paskan lexuar statutin e Asociacionit të Komunave ekzistues!! Por, ndoshta kanë menduar se një autonomi serbe brenda Kosovës nuk na bën dëm.

Kryesor diçka po nënshkruajnë për shtensionimi të situatës, por “Kungji i Nastradinit”ka një bisht të zgjaturë. Prandaj e meritojnë aktorët e “Politikës” në Kosovë, ÇMIMIN NOBEL!!!!Për shtet e popull, s’është shumë problem, jeta është e gjatë, bien kohë më të mira. Çmimi e tretë NOBEL duhet dhënë për Demarkacioni, kështu duhet udhëhequr shtetin.

Askush nuk duhet “pyetur” për tokën e babës. Ia fal kujt të duash, ia shet kujt të duash, dhe familjarët e marrin vesh vetëm nga kojshiu. Po kjo as në kohërat më të lashta nuk është vepruar kështu.

Por, kur je politikan me këso vetëdije, s’ka kush iu del para. Prandaj bota duhet marrë mësim nga ne, i zoti i shtëpisë vendosi. Kam frikë se pa na i marrin këta tre udhëheqës që do ta marrin ÇMIMIN NOBEL, e Kosova do të mbetet pa prijës “përshëndeti”.

Por kryesore diku të jemi të parët, s’ka dert në dështim! Nga dështimi vije mjerim, këmbë e kryq, jemi duke ndejturë!!!!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.