Fundamenti

OSHP-ja shkel ligjin për ‘HIB Petrol’-in

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kompania “HIB Petrol” përmes Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP-së) sërish po kërkon që në dosje të tenderit për “Furnizim me derivate”, të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP-ja), të futen kriteret e vitit 2014 dhe 2015, kur kjo kompani kishte fituar tender prej më shumë se 12 milionë eurosh për furnizim me derivate të institucioneve të vendit. Diana Metushi, nga KDI-ja, thotë se vendimi i fundit i OSHP-së mund të shihet si favorizues ndaj palës ankimore e që bie ndesh me Ligjin e Prokurimit Publik.

Kompania “HIB Petrol” sërish i është drejtuar Gjykatës së Tenderëve, duke kërkuar nga këta të fundit që në dosje të tenderit për furnizim me derivate, të iniciuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP-ja), t’i fusin disa kritere shtesë për t’iu pamundësuar kompanive të vogla që të jenë pjesë e këtij tenderi prej më shumë se 10 milionë eurosh.

HW

Gjatë viteve të kaluara, duke vendosur kritere shumë të larta, sidomos të qarkullimit financiar, shumë kompani kosovare që merren me tregti të derivateve nuk kanë mundur të aplikojnë fare në këtë proces të prokurimit. Por, në tenderin e fundit AQP-ja e ka ndarë në lote në bazë të regjioneve, ku dhe janë zvogëluar kriteret për t’u dhënë mundësi kompanive lokale që të aplikojnë në këtë proces./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.