UBT

Libër multidiciplinar për njohurit për vreshtarinë dhe verën…

/ 13 minuta lexim
Hidromorava

Nga Remzije Zekolli – Rexhep A. Kryeziu:” Verën, zbulojeni, provojeni dhe shijojeni”, ( Lena), Prishtinë, 2018. Deri m sot, më ka rastis të lexoj libra nga më të ndryshëm, romane, novela, libra me poezi, libra shkencor, nga lëmia e sigurisë, libra historikë, monografi për dëshmorë, poetë, aktorë etj., libra fetarë, por assesi të lexoj libër për vreshtën dhe verëen.

“Zhvillimi shumë i madh i shkencës e i teknologjisë në shekullin e XX u shoqërua me zhvillimin e shumimin e ndjeshëm të revistave shkencore e profesionale. Pra, autori, R. Kryeziu me mjeshtri i shfrytëzon këto të arritura shkencore. Kështu që, lexuesit i dhuron një libër vërtet me vlera multidiciplinare: njohuri për vreshtën, verën, ndikimi i saj në shëndetin e njeriut, vlerat shëruese të saj, njohuri rreth verës dhe llojet e ushqimit ku servohet vera si dhe disa krijime të autorëve të ndryshëm rreth verës. Njohja e disa gjuhëve të huaja, ia mundësoi autorit ta pasuron këtë libër shkencor të llojit të veçantë me material dhe referenca edhe nga librat e huaj, kjo shihet edhe në literaturën që ka përdor autori ku mbisundon literatura e huaj shkencore.

Historik i pasur për vreshtarinë e verën

Po e cilësoj një libër e veçantë me karakteristika të saja, e cila të jep më shumë njohuri për verën, të cilën e konsumojmë. Autori ka radhitur një strukturë të pastër tekstore duke filluar në historikun e vreshtarisë dhe të verës. Hardhia e rrushit prejardhjen e ka nga Gjeorgjia, ndërsa gjurmët e përpunimit të verës i gjejmë qysh në kohët e lashta në Kaukaz, në Afrikë në anën e lumit Nil dhe, më vonë, në Palestinë. “Historiani, gjeografi dhe filozofi i njohur grek, Strabon, në librin e tij “Gjeografia” mes tjerash thekson: Bregdeti ilir është i mbuluar nga vreshtat dhe ullishtat, dhe kjo gjë pohon autori saktësohet me vjetërsinë e ullinjëve të Ulqinit të datonjë pikërisht nga kjo periudhë. Në Evropë përveç grekëve, edhe ilirët e trakët e kanë përdorë verën. Në kohën e vjetër, vera ishe pije festive, e kultit, ku ceremonitë festive kanë fillu me verën. Ilirët kanë qenë zbuluesit e mjeshtërisë së përpunimit të verës me fuçi të drurit. Dokumentohet se ilirët e kanë prodhuar verën qysh në shekullin e 18-t para krishtit. Kështu, pra autori lexuesit i ofron një historik të shkurtër për vreshtarinë.

Edhe në Kosovë gjejmë fillimet e kultivimit, përpunimit dhe përdorimit të vreshtave dhe verës. “Në territoret iliro-dardane janë zbuluar përplot relikte arkeologjike, e në veçanti ato që tregojnë kulturën e lashtë të shqiptarëve në kultivimin e hardhisë dhe verës. Përveç rrafshit të Dukagjinit me qendër Rahovecin e Anadrinisë, Shkupi dardano-ilir, Ulpiana (Prishtina) me rrush e dardha, Vushtrria rrëzë maleve plot me vreshta përbri lumti Gjyllap(Llap) si dhe në regjionet vreshtare të Kamenicës, Janjevës dhe Gjilanit. Lulëzonte vreshtaria deri në shekullin e 14 . Si banore e qytetit të Vicianës së lashtë m befasoi për të mirë njohuria se në lashtësinë e saj, Vushtrria qenka njohur me plantacionet e vreshtave e jo të patateve sikurse tani. Vallë , si u zhdukën ato plantacione që do ishin një mrekulli e llojit të vet dhe pasuri e kësaj treve. “Njeriu që nga moti ka formuluar satisfaksionin: është mençuri të dish të qëllosh pyetjen e vërtetë, por akoma më mençuri është të dish të pajtohesh me faktin se shumë nga ato pyetje janë përgjigje.

Vetit shëruese të verës, disa mendime të autorëve të huaj

Duke lexuar me pasion librin, zbulojmë rolin e rëndësishëm të verës në shërimin e pacientëve. Vlenë për tu përmendur mendimi mësuesit kishtar dhe filozofit romak, Aurelius Augustinus (354-430), i cili ka shtuar “Në shumë raste për njeriun konsumimi i verës është i domosdoshëm. Ajo forcon lukthin e dobët, freskon forcën e humbur, e ngroh trupin, të prekë në kënaqësinë shpirtërore të shenjtë, ta shuan mërzinë dhe të orienton në kënaqësi dhe dëshirë për jetë. Vërejmë se vetit shëruese të verës qenkan të njohura qysh në kohërat e vjetra, por edhe kohëve të fundit janë bërë studime shkencore të saktësohen qartë vetit e verës në shëndetit e personave që e konsumojnë. Louis Pasteur (1822-1895) thekson: “Vera është pija më e shëndosh dhe më higjienike ndër të gjitha pijet tjera”.

Ndikimi i verës në qarkullimin e gjakut

Siç theksuam edhe më lartë, autori na jep edhe disa shembuj konkret për vetit shëruese të verës. Si ndikon ajo në qarkullimin e gjakut, mësojmë gjatë vazhdimit të leximit. “Kjo iu atribuohet polifenovele që gjenden në lëkurën e rrushit të zi e të kuq. Pijet tjera alkoolike nuk e posedojnë një substancë të tillë. Polifenohet mendohet se ndikojnë pozitivisht në uljen e kolesterinës në gjak, materie kjo mjaft e rrezikshme për paraqitjen e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut në të gjithë trupin”. Siç theksova edhe më lartë, autorin e shohin si një gjurmues të palodhur dhe lexues të një literature të pasur studimore, që për lexuesit e vet, të ofroj njohuri bazike apo minimale, por të rëndësishme, për vetit shëruese të verës, por të kuptohemi që nuk banë të kalohet limiti apo të teprohet me pirjen e saj.

2.2 Ndikimi i verës në mbrojtjen e zemrës

Fundamenti

Përveç që e konsumojmë verën, në librin e Rexhep Kryeziut po i zbulojmë edhe disa mrekulli shëruese që i sjellë vera përdoruesit të saj. Vera e bardhë me sa duket përmban një numër të ngjashëm të substancave mbrojtëse të zemrës, ashtu siç përmban vera e kuqe.

Ndikimi i verës në mëlçi

Autori me përgjegjësi të madhe rëndit edhe ndikimin e verës në disa organe të njeriut, tek mëlçia, “Konsumimi i një gote vere në ditë, mbron mëlçinë nga sëmundjet e ndryshme, por edhe zvogëlon prevalencën e sëmundjes yndyrore të mëlçisë (steatosis hepatis). Autori nuk harron pa e tërheq vërejtjen se tejkalimi i sasisë së verës ndikon negativisht në mëlçi, pasi ajo është një organ i ndjeshëm. Duke iu falënderuar substancave që gjenden në përbërjen e verës e që disa pije alkoolike nuk i posedojnë, lirisht mund të konstatojmë se vera është mbretëresha e pijeve alkoolike. Në libër autori ka studiuar edhe vreshtat dhe klima në ndikimin e zhvillimit të vreshtës, ruajtja e verës dhe kushtet optimale për ruajtjen e saj 10 deri në 16 gradë nëpër bodrumet është një hapësirë e konsiderueshme që autori na e sjellë në këtë libër. Mua si lexuese e këtij libri më tepër më bëri përshtypje:
Trekëndëshi magjik i verës, ngjyra, aroma dhe shija…

Përderisa në letërsi kemi trekëndëshin: autori, teksti, lexuesi, të cilat i hasim edhe në librin e autorit, tek vera si pije, hasim në një trekëndësh tjetër magjik: ngjyra, aroma dhe shijën e saj. Këto karakteristika dhe veti dalluese të verës i hasim tek kapitulli provimi i verës, profesori francez Emilie Peynaud thekson: Arti i provimit të verës është baza e artit të pijes. Si një person që nuk e konsumoj verën, këto shkrime dhe vlerësime për vetit e saj, më bënë kureshtare për ta provuar verën e kuqe. Autori me një person që kushtimisht e dashuron verën, lexuesit i sjellë tri elementet përbërëse të trekëndëshit magjik se si duhet provuar vera. “Gjëja e parë vera në gotë, lëvizja e verës në gotë bëhet që aroma të jetë më e mirë, nuhatja bëhet dy deri në tri herë , aty vërehet aroma e saj në çfarë të kujton ajo dhe shijimi pas një glënke të madhe, sillet në hapësirën e qiellzës së gojës në anën shijuese të gjuhës 2 deri 3 sekonda ndiejmë shijen e saj. Aroma është tejet interesante përmes këtij libri zbulojmë se pse vera se ka aromën e vet të rrushit dhe i rëndit disa faktorë të cilët ndikojnë në aromën e verës. Aroma primare, zhvillohet nga vet kokrra e varietetit të rrushit, aromat sekondare, zhvillohen gjatë fermentimit alkoolik dhe malolaktik dhe aroma tërciare janë, aroma të materialit të fuçisë së verës”. Pra, mësuam se në aromën e verës ndikojnë disa faktorë që i japin aromën verës, është edhe aroma frutore. Shija si pjesë e trekëndëshit magjik të verës. Vera me shijen e saj mund të godas gati si brisku i mpreht, mund të shijoj si kur gojën e shpërlanë apo është e fuqishme dhe e plotë.. Autori na i jep edhe ca shprehje për verën” e butë” “ elegante” “ e madhe”. Po kuptojmë se vërtet vera me aromën shijen dhe ngjyrën e saj të bënë të ndiehesh i facionuar dhe një konsumues elegant i saj.

Variteti i rrushit dhe llojet e verërave

Një hapësirë të konsiderueshme në këtë libër autori ia kushton varitetit të rrushit dhe vera që prodhohen nga secili varitet i rrushit, Rexhep Kryeziu i rëndit cilat lloje të verës përpunohen nga rrushi i bardh i zi, të cilat i ka rënditur trekëndëshin magjik të verës, duke e rrëfyer edhe menynë si të përdoret. Varietet e rrushit për verëra të bardha, rrushi Aligote dhe vera e saj, rrushi shardone dhe lloi i verës së tij, rrushi shënini i bardh dhe lloji i verës, rrushi furmit, vera Shipon, rrushi pinoti i bardh dhe vera e saj etj., etj.
Varitetet e rrushit për verëra të kuqe. Rrushi Aglianino dhe vera e saj Camponia, rrushi barbera dhe vera e saj. Rrushi Franaku dhe vera Lamberger, rrushi Carignan dhe prodhimi i tij Kilian. Rrushi Kalmet dhe verërat e tij të origjinës, rrushi vranac, i cili rritet në Rahoves rrushi Merlot dhe vera e tij nga autatoi, i cili e kultivon n Zvicër, pra autorin e shohim edhe pasionat të emërtimit të verës, kështu shihet dashuria, pasioni, puna e palodhur e tij për vreshtën dhe për verën, të cilin na e dëshmon edhe me botimin e këtij libri ku na jep njurit e tij për vreshtën dhe verën. Në pika të shkurtra i veçuam disa varietate të rrushit, të cilat janë të njohura me cilësinë e verës që ata e prodhojnë
Vera, ushqimi, servimi, kombinimi…

Si bëhet kombinimi i verës me llojet e ushqimeve mësojmë duke rrugëtuar nëpër librin Verën, zbulojeni, provojeni dhe shijojeni. Për të bërë këtë kombinim më të mirë varet nga disa faktorë, koha e ngrënies, mëngjes, drekë, darkë, mund të ndihej stinët e vitit, mysafirët e ftuar. Përcaktimi i verës nuk varet nga lloi i mishit, por nga përgatitja e tij dhe lloi i sallcës. Shembull me ushqimin e peshkut, shoqërohet me verë të lehtë. Mishi i bardhë, shoqërohet me verë të thatë dhe të lehtë freskuese. Shembull me thelpinj arre duhet pirë verë shkumues të tipit shampanjë. Me djathin e dels preferohet vera e bardhë e lehtë. Autori në detaje ka rënditur llojet e ushqimit dhe llojin e verës që i përshtatet ushqimit, shembull me suxhuk shkonë vera e bardhë e fortë Merlot, të gjitha këto sqarime autori i ka gdhendur me mjeshtri duke i përcjellë me fotografi të cilat e shtojnë kërshërinë për ta provuar sa më parë verën. Një hapësirë modeste në këtë libër të rëndësishëm për shkencën, por më shumë për kuzhinën ka edhe gatimi me verë, autori na rekomandon se verën për kuzhinë duhet mbajtur në frigorifer dhe ajo verë është e përpunuar vetëm për kuzhinë, pra kujdes, sepse çdo lloj i verës nuk është verë kuzhine. Vera e kuqe preferohet më shumë në përgatitjen e gjellave për shkak të aromës së saj të këndshme. Për mishra të bardha preferohet vera e bardhe, ndërsa për mishra të kuq, vera e kuqe.

Në vend të përfundimit…

Autori Rexhep Kryeziu ka a rritur me sukses të plasoj para lexuesit një libër të rëndësishme për verën. Ky libër më degdisi sa në një cep, sa në cepin tjetër të vreshtarisë, verës, ndikimit të saj në shëndetin e njeriut. Lloji i varitetit të rrushit dhe vërën që e prodhojnë, mënyrat e ruajtjet së verës, ndikimi i saj në ushqim, vërtet ishte interesante dhe as vetë nuk dija se çka të lë e çka të shkruaj më përpara në këtë shkrim timin, ku çdo gjë ishte në vendin e duhur. Sugjerimet e autorit për verën, si servohet ajo duke na dhënë njoftime edhe për llojin e gotave për llojin e secilës verë që ne e përdorim apo konsumojmë. Është një libër i shkruar nga një ekspert i vreshtarisë dhe një konsumues elegant i verës. Puna e tij e palodhur, duke u shërbyer më tepët me literaturë të huaja e bënë librin tejet tërheqës dhe joshës për të gjithë adhuruesit e kësaj pije alkoolike tek ne./rajonipress/