Eko Higjiena

Ilaçet natyrale, të lehta dhe të dobishme, me kamomil

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ilaçet me kamomil janë përdorur me mijëra vjet, si një nga bimët më e fuqishme mjekësore. Popujt e vjetër e kanë trajtuar malarien me të, e kanë përdorur edhe kundër të këqijave dhe të vjellave. Diku ishte përdorur kundër migrenës dhe infeksioneve urniare.

ILAÇI KUNDËR NGËRÇEVE MENSTRUALE

Këto probleme të zakonshme, por aspak të rehatshme për femrat, mund të gjejnë lehtësim përmes çajit të kamomilit. Përbërësit: 1 lugë kamomil (15 g) 1gotë ujë (250 ml) Përgatitja: Të gjithë përbërësit i vendosni në një enë dhe i vloni. E lini të ftohet dhe e pini kur të jetë i vakët.

ILAÇI ME KAMOMIL PËR DHIMBJET E KOKËS

Kamomili po ashtu është i përdorshëm për të bërë një lloj të verës që zbut simptomat e migrenës dhe anktheve. Ky ilaç nuk është për ata nën moshën 21 vjeçe. Përbërësit: 4 gota verë të bardhë (1 litër) 3lugë kamomil (45 g) Përgatitja: Shtoni lulet e kamomilit në verën e bardhë dhe e lini të pushojë për 10 ditë.. Më pas, mund ta pini ilaçin. Pini 2 gota në ditë, një në mëngjes dhe tjetrën pasdite (150 ml).

ILAÇI PËR AKNE

Aplikimi i kamomilit në hapësirat me akne ju ndihmon ta luftoni këtë gjendje, që më shpesh shfaqet në fytyrën tuaj. Përbërësit: 1 lugë kamomil (20 g) 1 gotë ujë (250 ml) Pambuk Përgatitja: Derdhni ujin në një enë me kamomil dhe e ngrohni derisa të vlojë. E lini të pushojë për 15 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë, lagni pambukun dhe e aplikoni në hapësirat e prekura. E lini të veprojë në lëkurë derisa të bëni dush.

Hidromorava

ILAÇI PËR TRETJE

Falë vajrave esenciale, kamomili është shumë efektiv për qetësimin e inflamacioneve, diarresë dhe dhimbjeve gastrointestinale. Përbërësit: 1 lugë kamomil (15 g) 1gotë ujë (250 ml) 1/2 e lugë mjaltë (10 g). Përgatitja: Shtoni përbërësit në një enë. E vloni. E lini të pushojë. E ëmbëltoni me mjaltë dhe e pini të ngrohtë para secilës shujtë.

KAMOMILI SI SEDATIV

Një nga përdorimet më të mira dhe më të njohura të çajit të kamomilit është se është relaksues dhe ndihmon të flini në gjumë po ashtu përdoret në qetësimin e fëmijëve hiperaktivë. Falë karakteristikave të veta, kamomili përdoret edhe në shumë prodhime.

PËR PROBLEMET E SISTEMIT TRETËS

Një përdorim i zakonshëm i kamomilit është se lufton të ënjturat dhe gazrat, pastaj kontrollon diarrenë dhe kapsllëkun, dhimbjet në stomak, ndihmon tretjen, fryrjet dhe të vjellat. Falë përbërësve të vet, kamomili trajton edhe zorrët e irrituara që shfaqet si pasojë e mos kujdesit ndaj sistemit tretës.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.