Djali i Selami Osmanit-Bezi, Endrit Osmani shprehet pas titullit të kampionit
Gjilan – Qytetarët e Gjilanit e ne veçanti tifozët “Intelektualët”, e familjarët e futbollistëve të Dritës, me ankth kanë pritur përfundimin e ndeshjes historike të Dritës në ballafaqim me Prishtinën në Pejë.
Drita për herë të parë në historikun e saj ishte stolisur me titull të kampionit në stinorin 2002/03, nën drejtimin e Presidentit historik të Dritës, Selami Osmani-Bezi.
Emocione të veçanta dhe krenarie i ka përjetuar djali i ish-Presidentit historik, Endrit Osmani i cili në vitin 2003 në atë kohë kishte pasur vetëm 4 pranvera ndërsa sot pas 15 vitesh ndihet tejet i emocionuar me suksesin e titullit të Dritës.
“Në atë kohë kisha vetëm 4 vite, më kanë treguar se gjithçka më lidhte me ngjyrat “bardh e kaltër” të Dritës, e di se gjithçka frymonte vetëm për Dritën, ndërsa sot kam emocione të përziera pas plot 15 vitesh rikthehen emocionet e titullit jo vetëm në familjen time por në shumë familje. Isha shumë i mërzitur në mungesë të babait në këtë festë për të cilën i vuri gurthemelet e kalasë së klubit por isha shumë krenar që jam pjesë e këtij gjiganti të madh futbollistik dhe jam krenar që babai im ka sakrifikuar për futbollin në përgjithësi e në veçanti për klubin e Dritës. I falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për suksesin e titullit të kampionit, që na kanë sjellur emocione drithëruese duke ndarë lotët e gëzimit e duke përkujtuar më të afërmit tanë”, është shprehur Endrit Osmani./rajonipress/


