Mobi Casa

Belgjika e publikon listën për Botëror, ftohet Januzaj

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Futbollisti kosovar Adnan Januzaj është pjesë e listës fillestare të Belgjikës për Kupën e Botës në Rusi, e cila u publikua sot.

Për çudi, trajneri Roberto Martinez e ka lënë jashtë Radja Nainggolanin, përkundër faktit se mesfushori i Romës ka pasur një sezon të shkëlqyer në Serie A dhe Ligën e Kampionëve me skuadrën italiane, transmeton Gazeta Express.

Në listën prej 28 futbollistëve janë Vincent Komapni, Kevin De Bruyne, Edem Hazard, Romelu Lukaku dhe Adnan Januzaj.

UBT

Megjithatë, kjo listë do të shkurtohet në vetëm 23, që nënkupton se 5 futbollistë do të hiqen nga lista përfundimtare.

Në rast se kosovari ia del të jetë pjesë e listës përfundimtare prej 23 futbollistëve, atë kjo do të ishte hera e dytë për të në një botëror, pas atij të 2014-s. /Gazeta Express/