Festa Shabani: Kënaqësi ta shohësh Gjilanin të bashkuar duke festuar
Gjilan – Festa Shabani këshilltare komunale nga radhët e PSD-së në Gjilan ka uruar ekipin e Dritës për titullin e fituar. Shabani i është gëzuar këtij suksesi të futbollistëve gjilanas derisa ka thënë se ishte kënaqësi ta shohësh qytetin e Gjilanit të bashkuar.
Postimi i plotë i Festa Shabanit
Sa krenari e kënaqësi kur sheh qytetin e bashkuar, veturat me flamuj bardhë e kaltër, sheshet plot njerëz, sallat sportive përplot spektator dhe entuziast nga të gjitha grupmoshat…. Hiç me larg se 3 javë më parë vashat e KV “Drita” të Gjilanit na bënë krenar duke fituar superkupen në volejbollin kosovar.
Disa javë më parë edhe juniorët e KF “Gjilani” na sollën kupën e Kosovës në futboll. Sot djelmoshat e KF “Drita” na sollën përsëri kupën e kampionit në futboll të Kosovës, e kjo dëshmon më së miri se arti kultura dhe sporti janë fushat të cilat na sjellin krenari, gëzim e paqe. Kjo na e përçon mesazhin e qartë se duhet përkrahur e krijuar kushte për zhvillim të sportit. Kemi obligim ndaj tyre ka shkruar Festa Shabani nga Partia Social Demokrate ku edhe është këshilltare komunale./rajonipress/


