Reagojnë Skifterat pas ndeshjes me Vllaznimin
Tifozët e Gjilanit “Skifterat” kanë reaguar ashpër për mikpritjen dhe organizimin e ndeshjes në Gjakovë në mes Vëllaznimit e Gjilanit e cila ndeshje ka pasur rëndësi të madhe për dy skuadrat.
“Gjate gjithë javës e tere Kosova mendoi se zgjimi i një qyteti do te dhuronte spektakël ne fushe dhe ne tribina po na doli te ishte farse.
Nikoqiret dëshmuan se ata dhe organizimi i një ndeshje është larg me mentalitetin sportiv.
Qysh ne fillim nuk ishte siguruar hapësira për mysafir ndërsa nga tribina VIP dhe hapësira e gazetareve ishin vendosur anëtaret e ultras vuvuzelave qe për detyre kishin te hudhnin mjete piroteknike dhe gjithçka qe u vinte ne dore ne drejtim te Skifterave.
Sikur kjo te mos mjaftonte këtyre veprime e iu bashkëngjiten te gjithë te pranishmit qe ne mase te madhe lënduan njeri tjetrin me gjësende te hedhura. Pjesa tjetër qe ndodhi ne fushe nuk do koment, bashke fyerjet dhe ofendimet ne kor nga 5000 te pranishmit per disa momente Gjakova ngjante ne enklave serbe te cilët dukej se kishin kultivuar urrejtje ne me shume se një dekade për ne.
Përfundimisht pas lëndimit te Haxhimuses organet e rendit kërkuan nga ne te lironim tribinen duke na shoqëruar jashtë stadiumit ne një objekt te afërt.
I gjithë ky spektakël turpi ndodhi para syve te fytyrave me eminente te qytetit te tyre dhe me e çuditshmja mbi te gjitha ishte se nga 5000 te pranishmit asnjë burrë nuk doli te bej thirre te mos hidheshin gjësende ne fushe dhe drejt nesh. Hakmarrja qe nder vite kërkuan nuk na zmbrapsi dhe ne po kthehemi ne shtëpi pa asnjë ther ne këmbë plot nder e krenari.
Organeve te policisë u bëjmë thirrje t`i liroj te arrestuarit sepse iu duhet kohe te kuptojnë qe mentaliteti tifozerik nuk përbëhet nga hudhja e gurëve dhe gjësendeve te forta.”


