Eko Higjiena

Gjilani mbetet në Superligë, i’a arrin qëllimin në Gjakovë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në javën e fundit në ndeshjen vendimtare se kush do të shkon në “barazh” në mes Vëllaznimit e Gjilanit, ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Futbollistëve të Gjilanit ky rezultat i ka shkuar përshtati dhe me mençuri gjatë 90 minutave e kontrolluan lojën në fushë.

Ashtu siç është pritur në këtë ndeshje se do të jetë e tensionuar, si për nga rezultati njashtu edhe për ka numri i tifozëve që sot ishte mbi 3,000 shikues.

Gjilani mjaft mirë e filloi lojën në minutën e 4-të, Gëzim Rusi gjuan nga 6 metra por portieri i Vëllaznimit, Muhaxheri shpëton gol të sigurt.

Futbollistët e Vëllaznimit në pjesën e parë, asnjëherë nuk arritën të atakojnë portën e portierit Donat Kaqiut.

Futbollistët e Vëllaznimit gjuajtjen e parë arrin ta bëjnë në portën e Gjilanit në minutën e 64-të, Jeton Dushi nga 20 metra gjuan furishëm por topin e tij e devijon Bekteshi i cili shpëton gol të sigurt.

Në minutën e 80-të, Rudi me kokë nga 6 metra gjuan por Kaqiu intervenon duke shpëtuar gol të sigurt.

Hidromorava

Gjyqtari i kësaj përballje, Genc Nuza vazhdon ndeshjen për 6 minuta dhe në minutën e 92 nga loja duhet të dilte Gëzim Rusi pasiqë trajneri Alban Hyseni kërkonte të zëvendësonte për të freskuar skuadrën e tij, futbollisti i Gjilanit, Rusi ju duartroket shikuesve Gjakovar dhe këtu plas sherri ata këto duartrokitje i morën si provokim, pas kësaj sulmohet Gëzim Rusi nga futbollistët e Vëllaznimit dhe nga portieri Muhaxheri dhe shkaktohet tollovi ku lëndohet rënd Betim Haxhimusa në bankën e rezervisteve, pasiqë disa minuta më herët kishte braktisur ndeshjen dhe gjyqtari Genc Nuza së bashku me delegatin e ndeshjes arrijnë vendim që ndeshja të ndërpritet dhe shikuesit ta braktisin stadiumin.

Ndeshja rifillon pas plot 40 minutave edhe pse ishte dashur të zhvillohen edhe katër minuta, gjyqtari Nuza e vazhdon në 7 minuta pa arsye.

Goditjen e fundit futbollistve të Vëllaznimit shumë lehtë ka mundur t’ju jap Armend Thaqi, i cili gjuan nga 8 metra afër pingulës së Muhaxherit të Vëllaznimit.

Trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni pas kësaj ndeshje tejet të rëndësishme ka deklaruar.

“Së pari nuk e kemi merituar të jemi në këtë pozitë që ndeshja e fundit të na përcakton fatin tonë, ne sot në Gjakovë erdhëm t`i kryejmë detyrat tona këtë ia arritëm dhe për këtë jam shumë i lumtur”.

Trajneri i Vëllaznimit, Gani Sejdiu ka theksuar: “Në këso ndeshje të rëndësisë së madhe duhet më mirë të menaxhohen nga njerëzit kompetent, futbollistët e mijë nuk ishin të përgatitur psiqikisht mirë për këtë ndeshje të rëndësishme, ndërsa reparti sulmues në ndeshjen e sotme ka dështuar. Gjilanit i uroj fitoren dhe nuk e ka merituar këtë pozitë që ka”.

Vëllaznimi fatin e saj do ta kërkojë për mbetjen në Superligë, në ndeshjen e barazhit me Ferizajin./rajonipress/