Fundamenti

Nisma Socialdemokrate si alternativë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Bekim Thaqi – Jo rastësisht e ka marrë emrin Nisma Socialdemokrate duke pranuar parimet socialdemokratike për një shoqëri me një drejtësi sociale dhe duke promovuar masat ekonomike në drejtim të kësaj, gjithmonë brenda kornizave të politikave liberal demokratike.

Nisma Socialdemokrate në zhvillimet e viteve të fundit në Kosovë, po merr karakterin e një partie serioze dhe shtetformuese, me qëllimet më të mira dhe të sinqerta, për të shtyrë proceset përpara, pa inatet politike dhe ndërskamcat tjera që shpeshherë i kemi pa në politiken kosovare edhe atëherë kur kemi pasë përpara interesat e përgjithshme të vendit. Në të gjitha rastet kur ka pasur dhe ka mundësinë, qoftë duke punuar në heshtje, qoftë aty ku të tjerët nuk kanë mundur apo dashur të veprojnë, Nisma Socialdemokrate paraqitet në frymën më pozitive dhe këtë opinioni kosovar e ka parë shpeshherë, në zgjidhjen e çështjeve të mëdha për vendin.

Nisma Socialdemokrate vazhdimisht kontribuon qoftë në Kuvendin e Kosovës me anë të vërejtjeve konstruktive dhe çuarjes së proceseve të rëndësishme përpara pa kurrfarë hezitimi , qoftë me anë të liderit të saj, i cili është zv.Kryeministër dhe ministrave që i ka në përbërje qeveritare.

Uji Dea

Edhe pse vetë në qeveri Nisma Socialdemokrate ka ditur të kritikojë dukuri dhe procese negative në politikën dhe shoqërinë tonë. Me paraqitjet e saja konstruktive, Nisma Socialdemokrate edhe më parë por veçmas kohëve të fundit ka filluar të gëzojë një autoritet dhe të jetë shpresëdhënëse për shumë njerëz, të rinj dhe të reja se megjithatë gjërat po lëvizin kah e mbara dhe se mundësitë për të jetuar dhe vepruar në Kosovë do të përmirësohen gjithmonë kah e mira dhe duke ofruar një alternativë të re për votuesin kosovar.

Nisma socialdemokrate po krijon të gjitha parakushtet dhe energjinë për të përfaqësuar një forcë të qëndrueshme të popullatës në Kosovë, për një Kosovë të zhvilluar, të drejtë dhe pa barriera. Në këtë frymë ajo me të vërtetë paraqet një alternativë pozitive për ndryshime në të mirë dhe për dërgimin e Kosovës përpara në të gjitha proceset si ato politike , ashtu edhe ekonomiko sociale ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.