Uji Dea

Drejtori i shkollës “Nazim Hikmet”, Fadil Shabani, shpallet drejtori më i mirë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me rastin e festave të lirisë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë sot mirënjohje për të arriturat më të mëdha të gjilanasve në nivel republikan, regjional dhe ndërkombëtar, për kontributin e tij të lartë në menaxhimin e shkollës, është shpërblyer me mirënjohje drejtori i shkollës sonë, Fadil Shabani, si drejtori më i suksesshëm nga të gjitha shkollat e komunës së Gjilanit.

Ky sukses, vije si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të drejtorit në fuqizimin e shkollës në të gjitha aspektet, si në infrastrukturë, krijimin e hapësirave të gjelbëruara, nivel shumë i lartë i pastërtisë në shkollë, arritje të shumta në gara mësimore, sidomos ato në lëndën e kimisë, implementimin e një numri të madh të projekteve shkollore nga organizatat dhe institucionet e ndryshme, projekte të cilat ishin si rezultat i angazhimit të përbashkët, dhe menaxhimit të shkëlqyer nga ana e drejtorit, etj.

Eco Higjiena

Ne, si kolektiv, i urojmë drejtorit këtë mirënjohje, plotësisht të merituar dhe ndihemi shumë krenar që puna dhe angazhimi i tij është vlerësuar nga kryetari i komunës. Jemi të bindur që ky sukses do të na motivoj edhe më tepër që të vazhdojmë të punojmë edhe më tepër për të mirën e shkollës!/rajonipress/