Nuhiu nënshkruan për dy vjet me këtë skuadër!
E ardhmja e Atdhe Nuhiut tashmë është e qartë: futbollisti kosovar të enjten ka nënshkruar kontratë të re me klubin anglez, shkruan sot gazeta Zëri.
Në fakt, përfaqësuesi kosovar e ka vazhduar kontratën për dy vjet. Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga Championshipi anglez, respektivisht liga e dytë.
Sulmuesi shtatgjatë e ka mbyllur sezonin 2017/18 me një formë të jashtëzakonshme, pasi realizoi plot 9 gola në tetë ndeshjet e fundit.
Nuhiu shpërtheu mbi të gjitha nën drejtimin e trajnerit të ri Jos Luhukay, i cili bëri që karriera e futbollistit të ngrihej, derisa ai ishte rezervist konstant në sezonet e fundit.
Nën drejtimin e trajnerit holandez gjatë 19 ndeshjeve si shef i “Owls” 28-vjeçari ka realizuar ose ka asistuar në 14 gola, më shumë se çdo futbollist në Championship në të njëjtën periudhë.
Ai ka realizuar tregolësh në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj NorWich Cityt, duke e përfunduar sezonin me 14 gola në të gjitha kompeticionet.
“Për mua, në Angli, Sheffield Wednesday ka qenë klubi që m’i ka hapur dyert. Nuk ishte e lehtë të largohesha nga këtu. Ndihem mirë dhe jam i lumtur në këtë klub”, ka thënë Nuhiu, i cili është shprehur i lumtur për vazhdimin e kontratës me klubin anglez pas disa ditësh bisedime.
Ai kishte lëvizur drejt Hillsborough afro pesë vjet më parë, duke e lënë ekipin turk Eskisehirspor.
Deri tash Nuhiu ka realizuar 38 gola në 198 ndeshje me Sheffieldin, ndërsa trajneri Luhukay ka thënë se pret shumë nga futbollisti edhe sezonin e ardhshëm, duke e shprehur kënaqësinë që do ta ketë në dispozicion futbollistin kosovar.
Nuhiu deri tash ka realizuar 38 gola në 198 ndeshje me Wednesdayn.
Nuk duhet harruar se ai ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet e Botërorit 2018, duke e realizuar një gol. /Zëri/


