Policia konfiskon armë dhe municion në dy fshatra të Vitisë
Viti – Në dy fshatra të Vitisë në Ramnishtë dhe Letnicë policia e Kosovë s`ka konfiskuar armë dhe municion të shumtë.
Në fshatin Ramnishte, të Vitisë gjatë kontrollit në shtëpinë, pronë e të dyshuarit mashkull shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 6 fishekë të kalibrit 7.62. I dyshuari nuk është takuar në shtëpi.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Edhe në fshati Letnicë, të Vitisë gjatë kontrollit në shtëpinë pronë e të dyshuarit mashkull shqiptar, janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë, dy revole dhe një sasi municioni të kalibrave të ndryshëm. Rasti është duke u hetuar njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


