Në spektaklin e Volejbollit, KV Drita kampione e Kosovës
Gjilan – Volejbollistet e Dritës në ndeshjen e dytë të finales së kampionatit të volejbollit të Kosovës, me lojë brilante në pranin e afro 3000 shikuesve, ka mposhtur Vashat e Skenderajit duke u shpallur për herë të tretë radhazi kampione e Kosovës.
Në një atmosferë impozante të krijuar në palestrën sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, nga tifo grupi “Intelektualët”, volejbollistet e Dritës edhe njëherë dëshmuan se janë të pakonkurenta në volejbollin e Kosovës.
Në setin e parë vashat nga Skenderaji që nga fillimi ishin më të mira, volejbollistet e Dritës arritën të barazojnë tek te rezultati 17-17 ishin dy herë në set point, por nuk arritën të fitojnë këtë set duke humbur me rezultat 26-28.
Siq duket me humbjen e këtij seti, volejbollistet e trajnerit Lorik Ilazi mobilizohen edhe më tepër duke dhuruar spektakël e duke i ngritur shumë herë shikuesit në këmbë.
Në setin e dytë volejbollistet me mbrojtje të fort e sulme të organizuar mirë, arritën t`i shpartallojnë mysafiret me rezultat 25-11.
Në setin e tretë, volejbollistet dëshmuan cilësi të larta kolektive e individuale e në disa momente treguan lojë akrobatike duke bërë lojë spektakulare, ndërsa mysafiret u deshtë të kënaqen vetëm me 14 pik ndërsa Drita shënoi 25 pik.
Në setin vendimtar në atë të katërtit, Drita gjithçka pati në duart e saja, me lojë të mençur dhe në përkrahje të afro 3000 shikuesve arriti ta përmbyll këtë set me rezultat
25-18.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Lorik Ilazi, i gëzuar ka deklaruar.
“Vajzat treguan se janë kampione, janë talente të mëdha të volejbollit, i falënderoj “Intelektualët”, që na përkrahën poashtu edhe gjithë qytetarët e Gjilanit që na dhanë kurajo të madhe. Setin e parë e humbëm nga mos kujdesi që kishim, por në tri setet e ardhshme dëshmuam se jemi superior dhe në çdo element ishim më të mirë se kundërshtaret”.
Në këtë spektakël të volejbollit që gjatë nuk është parë në volejbollin e Kosovës, në fund të ndeshjes u panë shumë lot gëzimi e dëshpërim.
Merita të mëdha për këtë sukses të trefishtë, me radhë të volejbollisteve të Dritës kanë: Adelajda Prenga, Erza Shkodra, Albina Azemi, Vesa Shabani, Blinera Jaha, Venera Kadriu, Ronita Leka, Lorina Mehmeti, Fjolla Shabani, Viola Latifi, Fjolla Hyseni, Aulona Sinani, trajneri Lorik Ilazi e ndihmsi i tij Valon Zymberi dhe i gjithë stafi i klubit të volejbollit të Dritës./rajonipress/


