Bllokon rrugën, nuk respekton vendimin e Gjykatës, arrestohet Abdullah Bajra
Gjilan – Me datë 26 prill 2018 rreth orës 08:15, në Fshatin Poliqk në lagjen e quajtur “Bujnovc” afër fabrikës së Ujit “Kika “pronari i kësaj fabrike Abdulla Bajra, duke mos e respektuar vendimin e Gjykatës, lëshuar me datë 18.04.2018 nga Gjykata Themelore Gjilan – dega në Kamenicë, me të cilin aktvendim i dyshuari ishte njoftuar se i është refuzuar propozimi për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit, dhe të njëjtit nuk i lejohet ankesa kundër këtij aktvendimi. Në shenjë revolte ndaj këtij aktvendimi i njëjti ka bllokuar rrugën me ngarkuesin e tije (Bager) me qëllim që të pengoj zhvillimet e punëve të investitorit të Kompanisë “AIR Energji“ të cilët kishin për të vendosur disa lartëpërques të tensionit të lartë.
E po ashtu i njëjti ka marrë një bidon me lëndë djegëse (benzinë ) afërsisht katër (4) L, duke e derdhur në afërsi të ngarkuesit ( bagerit) të tij dhe vetës dhe ka tentuar së paku dy herë me shkrepës që ta ndezë benzinën. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që ndaj të dyshuarit të bëhet kallëzim penal për rastin: “Shkaktim i Rrezikut të përgjithshëm dhe Mospërfillja e Gjykatës” dhe se për të njëjtin ka caktuar masën e ndalimin 48 orë. Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

