Xhaka dëshiron Ligën e Evropës
Granit Xhaka dëshiron që Arsenali të triumfojë në Ligën e Evropës, që kjo të jetë një dhuratë lamtumire për trajnerin Arsene Wenger, transmeton zeri.info
Strategu francez njoftoi të premten e kaluar se do të largohet nga klubi londinez pas plot 22 vitesh.
Arsenali tani është në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe do të përballet kundër Atletico Madridit, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet të enjten dhe Xhaka thotë se ekipi i tij duhet të triumfojë në këtë garë.
“Ne kemi edhe një muaj të mbetur së bashku dhe duam t’i dhurojmë atij diçka specialë këtë muaj. Ne duam ta fitojmë trofeun për të, për ne dhe për tifozët”, deklaroi Xhaka.
“Të gjithë e dinë se çfarë ka bërë ai për 22 vite te Arsenali”, shtoi futbollisti shqiptar, i cili është paraqitur në 41 ndeshje këtë edicion për Arsenalin./Zëri


