Drita bën hapin gjigant drejt titullit
Gjilan – Në ndeshjen më të rëndësishme të Dritës në këtë kampionat në Superligën e Kosovës, në ballafaqim me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë “bardh e kaltërtit” e Dritës, kanë shënuar fitore me rezultat 3-1.
Stadiumi “Zahir Pajaziti”, ishte i stërmbushur nga tifozët “Legjendat” e Llapit dhe “Intelektualëve”, të Dritës të cilët krijuan ambient sportiv.
Figura qendrore e këtij ballafaqimi ishte qendërsulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha, i cili
shënoi tre gola për skuadrën e tij.
Golin e parë e shënuan vendasit nëpërmjet Mirlind Dakut në minutën e 6-të, i cili e lenë të shtangur portierin Rexhepin.
Po në këtë minutë arbitri kryesor, Genc Nuza nga loja e largon trajnerin Bekim Isufi pa ndonjë arsye të madhe për shkak fjalosjes.
Vendasit kanë mundur shumë lehtë ta ngrisin epërsinë në minutën e 23-të, kur Zhdrella godet horizontalen e Dritës.
Në minutën e 39-të, Kastriot Rexha pasi përfiton nga gabimi i mbrojtësit Jashari barazon në 1-1.
Në minutën e 62-tv, Xhevdet Shabani harkon nga e djathta bukur gjen Rexhën e ky e dënon portierin Beqiri duke ngrit epërsinë në 2-1.
Tetë minuta më vonë në atë 70-të, Fazliu asiston gjerë te Rexha i cili shënon duke e vulosur fatin e kësaj ndeshje.
Në minutën e 73-të, tifozët e Llapit hudhin gjësende të ndryshme dhe ndeshja ndërprehet duke i zbrasur tribunat ndërsa “Intelektualët” qëndrojnë në stadium.
Pas 25 minutave futbollistët rikthehen në fushë për të zhvilluar minutat e mbetur, ndërsa arbitri Genc Nuza nga loja përjashton dy futbollist të Llapit pas morën nga dy kartona të verdhe Shabanin e Blakqorin.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Bekim Isufi ka deklaruar.
“Ata të cilët kanë bërë shpifje për kurdisje të ndeshjes duhet të dalin para drejtësisë, kjo nuk na qon askund, ne jemi familjar dhe kjo nuk është mirë, ndërsa arbitri Nuza më përjashtoi për shkak bluzës unë i kundërshtova ai më përjashtoi, ndërsa këtë fitore e udhëhoqi në mënyrë brilante ndihmësi im Afrim Shahini”.
Ndihmësi i Bekim Isufit, Afrim Shahini mjaft i lumtur u shpreh.
“Me Bekimin si futbollist kemi qenë kampion tani edhe si trajner do të bëhemi
prapë kampion. Fillimi i ndeshjes na zuri pak në befasi më vonë e morëm vetën
dhe e deklasuan Llapin në çdo pikëpamje”.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina i nervozuar pas ndeshjes ka thënë.
“Derbin e prishën ‘portalet’, u shkrua gjithçka për këtë ndeshje unë betohem në fëmijët e mijë se nuk ka pas kurdisje të ndeshjes, do të kërkoj nga organet kompetente të dënohen ata njerëz që shpifin këto gjera të paqena. Arbitri ishte skandaloz na dëmtoi për dy penalti dhe i përjashtoi dy futbollist kjo është tmerri i futbollit”.
Në javën e 29-të, Drita është nikoqire e Feronikelit./sylejman ismajli/rajonipress/


