UBT

Gjilani shpërndan farë misri e pleh artificial për 500 farmerë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, ka shpërndarë sot farë misri e pleh artificial për 558 farmerë, të cilët nuk kanë përfituar nga Ministria e Bujqësisë.

Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, farmerët e Gjilanit i ka uruar Arbër Ismajli, i cili tha se ky është vetëm fillimi i subvencioneve për ta nga ana e Komunës.

“Me këto subvencione ne po ua lehtësojmë punën farmerëve jashtëzakonisht shumë. Synimi ynë është që asnjë pëllëmbë toke të mos mbetet pa e punuar sepse në këtë mënyrë forcohet familja bujqësore. Sivjet kemi paraparë rekord subvencionesh për farmerët”, tha Ismajli.

FIDANISHTJA

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të Bujqësisë,Vahid Aliu, ka njoftuar se 558 farmerët janë mbështetur me 600 thasë misër dhe mbi 50 tonë pleh artificial, vlera e të cilëve ka arritur në 27 mijë euro.

Ai njoftoi se gjatë muajve të ardhshëm do të implementohet projekti i subvencionimit të bletarëve me pajisje, ngritja e 20 hektarëve me kulturë të arrës, shpërndarja e farës së grurit e plehut artificial dhe projekte të tjera./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.