Hidromorava

Pas lëndimit 8 mujor, Zgjim Mustafa po i rikthehet futbollit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Për kapitenin e “bardh e kuqëve” të Gjilanit, Zgjim Mustafa, java e dytë në ballafaqim me Feronikelin, ishte mjaft e kobshme duke u lënduar mjaft seriozisht.

Lëndimi i Mustafës ishte i natyrës së rënd, duke këputur ligamentin në këmbën e djathtë, për 8 muaj Mustafa ishte larg fushës së blertë të futbollit.

Pas operacionit dhe terapive të shumta, kapiteni Zgjim Mustafa pas 8 muajve rikthehet në mënyrë triumfale, tek bashkëlojtarët e tij.

ARKATANA

“Kam filluar tani e tri ditë me disa stërvitje të lehta, jam shumë i lumtur për rikthimin tim, më ka munguar futbolli, klubi, shoqëria e tifozeria, ishin momente mjaft të vështira gjatë kësaj periudhe me rëndësi ndalë ngadalë po i rikthehem futbollit”, ka bërë të ditur Mustafa.

Mesfushori i Gjilanit, Mustafa ishte mjaft i emocionuar me rikthimin e tij në fushë.
“Ishte një moment shumë i gëzuar, pasiqë më herët kisha humbur shpresat se mund ti rikthehem futbollit, si bashkëlojtarët njashtu edhe kryesia e klubit rikthimin tim e kanë pritur me padurim, publikisht të gjithë ata që më kanë përkrahur në mënyra të ndryshme ju shkon një falënderim i madh pasiqë ata ishin mbështetja kryesore e imja për rikthimin tim në lojën e futbollit”, thekson për ‘rajoninpress’, kapiteni Mustafa.

Është me rëndësi se klubit të Gjilanit dhe futbollit Kosovar po i rikthehet një futbollist i talentuar, urojmë që Mustafa sa më shpejt të jep kontributin e tij për ngjyrat “bardh e kuq”./rajonipress/