Eko Higjiena

Theri me thikë gjilanasin, një muaj paraburgim nga Gjykata

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit B. A., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. I pandehuri B. A. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se me datë 11.04.2018, pas një mosmarrëveshje ka therë me thikë të dëmtuarin G. K., i cili më pas është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me këto veprime i pandehuri B. A. dyshohet se ka kryer veprën penale: “vrasje në tentativë”.

ARKATANA

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit njoftoj Sabit Shkodra./rajonipress/