ARKATANA

Paraqitet vullnetarisht në polici, arrestohet për posedim të substancave narkotike

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Me datën 12.04.2018, në stacionin policorë në Gjilan është paraqitur në mënyrë vullnetare një person, ku me vete kishte pasur edhe një sasi të substancës narkotike të dyshuar e llojit Marihuanë.

Njësiti i DHTN-së në vendin e ngjarjes ka bërë sekuestrimin e substancës narkotike dhe të dyshuarin e ka shoqëruar deri në zyret e DHTN-së për intervistim.

UBT

Në zyret e DHTN substancës narkotike i është bërë matja me peshore zyrtare e cila ka peshuar 32.4 gram.

Lidhur me rastin në fjalë është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në Prokurorinë Themelore i dyshuari të ndalet për 48 orë njoftoj Shaban Azizi zëvendës drejtor rajonal në policinë e Gjilanit./rajonipress/