UBT

E martja e Lutës që nuk po vjen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Shefik Surdulli – Të martet po ikin e Gjilani akoma pa qeveri. Se Luta nuk gajlohet për Komunën dhe për qytetarët, këtë e kemi ditur dhe e kemi pare, po e shohim atë edhe sot. Kryetari Haziri, është aktiv dhe po duket e po dëgjohet gjithandej brenda dhe jashtë kufijve shtetëror të Kosovës, si zakonisht me “folklorin” e tij të njohur, tash së fundi edhe me “hitin” e ri për “Kosovën e vjetër”, por në Gjilan jo, as zani nuk po i ndihet.

Kryetari Lutfi Haziri, para tri jave paralajmëroi me pompozitet, qysh di vetëm ai, se të martën pasuese do ta formojë qeverinë komunale, gjithëpërfshirëse, sipas tij, partiake-shumëngjyrëshe, me shoqërinë Civile, etj, “medemek” diçka krejt ndryshe qysh s’e kemi parë e dëgjuar deri më tani. Kaq! Por, të martet erdhën e shkuan, ndërsa komuna akoma pa ekzekutiv. Mund t’i ikë edhe kjo javë, ngase Lutës nuk i dihet as i ngutet.

Megjithatë shpresojmë që Lutës s’ja ka pi sorra mendët, e të mos e bëjë qeverinë as këtë javë, në mënyrë që javën tjetër Gjilani të gdhihet me qeveri të re dhe të fillohet me punë.

United Hospital

Kryetari Haziri, duhet të tregohet më i sinqertë dhe më serioz për përgjegjësinë ligjore që e ka për krijimin dhe funksionalizimin sa më të shpejt të ekzekutivit të komunës, po gjithsesi edhe përgjegjësinë qe e ka para qytetarëve, para atyre që ia besuan edhe këtë mandat.

Qytetari hallexhi, tash e sa muaj nuk ka adresë në komunë, aty ku të paktën mund të rrëfehet, se jo që dot t’i zgjidhet ndonjë problem nga ky pushtet çorientues.

Sidoqoftë, qytetarët nuk duhet të mbeten peng të telasheve dhe problemeve të mëdha që ka kryetari Haziri brenda taborrit të tij partiak, të LDK-së, lidhur me formimin dhe funksionalizimin e ekzekutivit të ri. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.