Hidromorava

Gjilani nuk arriti t`i konkretizon rastet, pëson humbje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit në ballafaqimin e javës së 26 të Superligës së Kosovës në futboll në udhëtimin e saj në Podujevë në ballafaqim me Llapin pëson humbje me rezultat 1-0.

Futbollistët e Gjilanit edhe pse patën disa raste shënime gjatë 90 minutave nuk arritën të mposhtin “gardianin” e Llapit, Beqirin.

“Bardh e kuqët”patën plot 15 minuta një futbollist më tepër në fushë pasiqë mbrojtësi
i majtë Ilir Blakqori pas dy kartonave të verdh u deshtë ta braktisë fushën

I pafat në këtë ballafaqim ishte edhe Betim Haxhimusa kur në minutën e 10 e 22 kishte raste të mposht Beqirin e vendësve por dështon nga pozitat ideale

Rastin më të mirë në ndeshje e patë Hysen Hyseni i Gjilanit në minutën e 33 i vetmuar përballë Beqirit gjuan jashtë portës

ARKATANA

Në pjesën e Dytë në minutën e 48 Mirlind Daku ndalet në mënyrë të palejuar që ishte mjaft diskutabile, për këtë protestuan futbollistët e Gjilanit por Arbitri i kësaj ndeshje. Selim Isufi tregon pikën e bardhë ndërsa këtë dënim e shfrytëzon Mirlind Daku i cili sjellë skuadrën e tij në epërsi 1-0 për ti siguruar tri pikë të vlefshme

Daku ka mundur shumë lehtë të shënon edhe në minutën e 68 parabollon Kaqiun e Gjilanit por ky i fundit me mund të madh shpëton rrjetën e tij

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit Arbnor Morina theksoi: “Ishte një lojë e mirë e dy skuadrave ne patëm rastet tona nuk i konkretizuam vendimin e Arbitrit nuk dua ta komentoj ndërsa unë besoj fuqishëm në futbollistët e mi ndërsa në dy ndeshjet e radhës do të tregojmë se ku gjendemi si skuadër në tabelën e klasifikimit”

Pas 26 javëve Gjilani pozicionohet në pozitën e 7 me 39 pikë.

Në javën e 27 Gjilani është nikoqire e Feronikelit./rajonipress/