ARKATANA

Drita shkëlqen drejt titullit, mposht Besën në Pejë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në javën e 26-të, të Superligës së Kosovës, Liderja e Superligës së Kosovës në futboll Drita me plot meritë dhe lojë brilante ka mposhtur “bardh e kuqët” e Besës së Pejës, duke ruajtur edhe më tutje pozitën e parë në Superligë.

Futbollistët e Dritës bën të ditur në minutën e tretë se në Pejë kanë udhëtuar për tri pikë të arta për titull të kampionit.

Haxhi Neziraj nga goditja e lirë gjuan bukur por portieri Andi Thaqi dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.

Në minutën e 22-të, futbollisti më i mirë Kosovar, Xhevdet Shabani harkon nga 35 metra gjenë Nezirajn i cili nuk e patë vështirë nga 3-4 metra ta mposht Thaqin e Besës.

Pesë minuta më vonë, sulmuesi Astrit Fazliu pranon një top nga Xh.Shabani me volej nga 18 metra e detyron portierin Thaqin ta nxjerr topin nga rrjeta e tij.

Mobi Casa

Arbitri i kësaj ndeshje Fatmir Tahiri ka mundur shumë lehtë të akordon penalti në minutën e 84-të, kur ndalet në mënyrë të palejuar Endrit Krasniqi.

Një minutë më vonë Përparim Livoreka godet shtyllën pingule të portës së vendësve, gjithashtu Livoreka në aksionin e radhës i vetmuar dështon përballë portierit Andi Thaqit.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës Bekim Isufi ka theksuar.
“Shënuam një fitore të vështirë, në pjesën e parë luajtëm mirë shënuam gola ndërsa në të dytën nuk u paraqitëm shumë të rrezikshëm pasiqë kundërshtari na pruni disa herë në vështirësi, fusha ishte e mirë dhe kjo ishte në dobi të futbollistëve të mijë, ne po luajmë lojën tonë kemi futbollist cilësor dhe me përvojë që në këto ndeshje me rëndësi po tregojnë një qetësi në fushë”.

Drita me këtë fitore ka bërë një hap të madh duke ruajtur kreun e tabelës me 50 pikë të tubuara.
Në javën e 27-të, Drita është nikoqire e Vllaznisë së Pozheranit./rajonipress/