Caktohet masa e paraburgimi prej një muaji ndaj të pandehurit M.A.
Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit M.A., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. I pandehuri M. A. shqiptar nga Komuna e Preshevës, por me vendbanim të përkohshëm në Gjilan, ka ushtruar fillimisht dhunë psikologjike dhe më pas edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Me këto veprime i pandehuri M. A. dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi.
Gjykata pasi ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe duke e konstatuar se ky person është një recidivist, ka caktuar masën e paraburgimit.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit ka njoftuar Sabit Shkodra zëdhënës i Gjykatës së Gjilanit./rajonipress/

