Kastrioti mposht në finale Dritën
Gjilan – Volejbollistët e Dritës nuk arritën ta përsërisin për herë të pestë rresht të jenë fituese e Kupës së Kosovës në volejboll.
Në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti arriti pas pesë setave ta mposhtë Dritën me rezultat 3-2.
Gjatë pesë setave nuk mungoi paqartësia, rivaliteti, angazhimi, sakrifica e volejbollisteve të dy skuadrave që të jenë fituese e Kupës së Kosovës në volejboll.
Setet fituese të Kastriotit ishin seti i parë 30-32 të tretin 21-25 dhe të pestin 18-16.
Volejbollistet e Dritës ishin më të mira në setin e dytë 25-13 e të katërtin 28-26.
Në setin e katërt volejbollistet e Kastriotit kishin mundësi të triumfonin por dy match pointa nuk i shfrytëzuan.
Në setin e pestë në Tiebreaker gjithçka ishte e paqartë gjerë në topin e fundit, dy skuadrat kishin nga dy meqë pointa për të vulosur fatin e kësaj finale ndërsa më të vëmendshme ishin volejbollistet e Kastriotit të cilat ndërprenë dominimin katër vjeçar të Dritës./rajonipress/


