ARKATANA

Xhemajli sulmohet nga tifozët e Bolognas

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pasdite aspak e këndshme për futbollistin me origjinë shqiptare të Bolognës, Blerim Xhemajlin.

Tetovari është sulmuar nga disa tifozë të kuqebluve, që kanë tentuar ta godasin, në dalje të qendrës stërvitore të skuadrës.

United Hospital

3 tifozë ndalën mjetin e Xhemajlit, fillimisht për t’i kërkuar autograf, por pasi fantazisti hapi xhamin, u përball me një tentativë goditjeje. Mësohet se mesfushori arriti të shmangë goditjen dhe të largohet menjëherë, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kohët e fundit Xhemajli ka qenë në qendër jo vetëm të shtypit sportiv, por edhe atij rozë për shkak të divorcit me bashkëshorten e tij shkodrane, Erjona Sulejmani./express/