Mobi Casa

Arrestohen hajnat e dyshuar për disa raste të vjedhjeve në disa fshatra të Kamenicës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Hajnat e arrestuar dyshohet se kanë vjedhur në fshatin Sedllar, Vriqevc, Svircë, Sedllar dhe Kostadincë. Sendet e vjedhura më pastaj i kanë dërguar në Graqanicë.

Ankuesi shqiptar raporton se i është vjedhur një sharrë motorike “Shtill”si dhe 15 litra benzinë në fshatin Sedllar, komuna e Kamenicës.

Mobi Casa

Policia e Kosovës hetuesit nga stacioni policor i Kamenicës pas një pune mirë të organizuar operative, kanë arrestuar dy të dyshuarit shqiptar të cilët kane vepruar në 4 lokacione në rajonin e fshatrave të Kamenicës: fshati Kostadince, ku nga vetura Golf III kanë marr kasetofonin dhe baterinë, e cilësuar si vjedhje e rëndë) kurse në fshatin Svircë, (vjedhje e rëndë), në fshatin Vriqevc nga vetura Golf II 19E kanë marr një kasetofon dhe baterinë ( vjedhje e rëndë); në fshatin Sedllar në pyll kanë marr një sharrë motorike Shtill (i iniciuar me datën 04.04.2018).

Shumicën nga gjërat e vjedhura i kishin dërguar në Graqanicë dhe kishin shitur kryesisht akumulator dhe gjësende tjera të vjedhura, e disa të tjera i kanë fshehur në një pyll në Kamenicë, dhe disa nga to i kanë shitur në Gjilan, në një depo të hekurishteve. Në konsultim me Prokurorinë, të dyshuarit ndalen në mbajtje. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelorë në Gjilan njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/