Vozitësi serb në gjendje të dehur godet rrethojën e betonit
Kamenicë – Në rrugën “Fehmi Agani” në Kamenicë vozitësi serb i veturës “Opel Vectra”, me targa KS gjatë vozitjes ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur rrethojën e betonit s`kaj rruge, dhe kështu e ka dëmtuar një dru dekorativ si dhe ka dëmtuar veturën e tij.
I njëjti dyshohet se ishte nën ndikim të alkoolit. Rasti procedohet në Gjykatë derisa policia rastin e ka kualifikuar si “ngasje në gjendje të pa aftë apo të dehur” njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/


