Zenga ja ndërron pozitën Ajetit
Arlind Ajeti është gati për ndeshjen e radhës në transfertë me Fiorentinën.
I rikthyer te Crotone pas grumbullimit me Shqipërinë në kuadër të miqësores me Norvegjinë, Arlind Ajeti është gati për ndeshjen e radhës në transfertë me Fiorentinën.
“Jam i kënaqur që u aktivizova në një tjetër takim me Kombëtaren e Shqipërisë. Tani jam këtu, i përqendruar për ndeshjen me Fioren.”
Ajeti mund të aktivizohet në mesfushë nga trajneri Zenga.
“E kam provuar në stërvitje, por është hera e parë që do të luaj në këtë rol në një ndeshje zyrtare. I takon trajneri të vendosë, ne jemi profesionistë dhe dimë të gjithë të luajmë futboll.”
Për përballjen me skuadrën vjollcë, Ajeti komentoi:
“Të gjitha ndeshjet janë njësoj, duam të grumbullojmë sa më shumë pikë. Të shpresojmë që të zhvillojmë një ndeshje të mirë me Fiorentinën.”


