ARKATANA

Pronari i një kafiterie plagos tre persona

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me datën 29 mars 2018, rreth orës 04:30, pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur në kafenenë “Adriatika”e cila ndodhet skaj magjistrales Gjilan – Kamenicë te vendi i quajtur “Bunari i Përlepnicës”, dyshohet se pronari i kafenesë A. M. (1975), ka nxjerr një armë zjarri Pistoletë dhe dyshohet të ketë shtënë me armë duke i plagosur tre përsosna, B. L. (1984) , P. L. (1989) dhe V. A. (1993), që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës, njëri nga ta punëtor në këtë lokal. Të tre të plagosurit për momentin janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal – Emergjentë në Gjilan, dhe sipas raportit të mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes nga Policia e Kosovës hetimet rajonale, është konfiskuara një armë Pistoletë Valter, që dyshohet se është përdorur në rast. Njësitet përkatëse relevante janë duke u marrë me rastin. I dyshuari kryesor A. M. , është në kërkim të policisë së Kosovës, për momentin është në arrati.

KKVITI

Për rastin është informuar Prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë për tre persona të dyshuar dy nga ta gjenden nën përkujdesje policore në Repartet e spitalit Rajonal të Gjilanit. Policia e Kosovës është duke punuar intenzivishtë në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti të rëndë i cilësuar “Vrasje në tentativë” njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/