Fundamenti

Në fshatrat e Anamoravës policia konfiskon armë e municion

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës në raste të ndara ka konfiskuar armë e municion në Pidiq, Bozhevc dhe Drobesh.

Policia e Kosovës në Gjilan përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se i dyshuari shqiptar, në shtëpinë e tij posedon një armë zjarri.

Patrulla policore nga stacioni Policor i Zhegrës ka takuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, i njëjti ka dorëzuar një armë zjarri të modelit Zoraki M906B, prodhimi nuk dihet. Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti i referohet PTH në procedurë të rregullt njoftoj Ismet Hashani.

KKVITI

Kurse në fshatin Bozhevc, të Ranillukut nga njësitë policore është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull serb, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 50 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Edhe në fshatin Dobresh, të Vitisë gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull shqiptar janë gjetur dhe konfiskuar 7 fishekë të armës së gjuetisë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt njoftoj policia./rajonipress/