Kosova U21 barazim historik kundër Gjermanisë
Futbollistët e Përzgjedhësit U21 të Kosovës, Rafet Prekazi, në stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, kanë bërë befasi të këndshme duke luajtur pa gola me Gjermanin e cila njeherit është edhe kampione Evropiane në këtë kategori.
Djelmoshat kosovarë treguan lojë cilësore e në disa momente ishin edhe më të mirë se kundërshtari i tyre, me këtë pikë të fituar Kosovarët renditen në pozitën e dytë me 11 pikë.
Pas ndeshjes trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Rafet Prekazi ka deklaruar.
“Jam i emocionuar dhe jam krenar me këta djem që kanë dhënë 100% në këtë ndeshje, këta djem janë fenomenal kështu mbrohen ngjyrat e shtetit”.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Adrian Ismajli, ka theksuar pas ndeshjes.
“I përgëzoj bashkëlojtarët e mijë me këtë paraqitje njashtu edhe publikun në shkallët stadiumit të cilët na përkrahën në çdo moment”./rajonipress/


