Eko Higjiena

Volejbolli krenaria e Bresalcit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shumë klube sportive na vinë nga qytetet e ndryshme të cilat kanë bërë emër në sportet e Kosovës, por Klubi i Volejbollit Bresalci nga qyteza (fshati) Bresalc, po bën emër dhe është në rrugë të mirë që ky mjedis i volejbollit i cili ka një traditë të gjatë të bëhet shumë shpejt pjesë e Superligës së Kosovës në volejboll.

KV Bresalci ishte formuar qysh në vitin 1981 duke dalë nga ky ekip volejbollist mjaft cilësor të cilët djersitën fanelat e shumë klubeve Kosovare.

Atëherë kur gjithçka kishte pushtuar shteti Serb gjatë viteve të 1990, ky klub me mjaft sukses barte mbi supet e veta duke garuar me klubet më të forta Kosovare.

Për shkak të natyrave të ndryshme, klubi i Bresalcit u detyrua ta pushon aktivitetin e tyre duke u rikthyer në vitin 2009, por më tepër se një gjysmë stinori nuk mundi ti përballon garave të Republikës së Kosovës.

Qytetza (fshati) Bresalc, gjithmonë në mesin e tyre ka pasur njerëz të cilët e kanë dashur lojën e volejbollit e në përgjithësi sportin, këta njerëz me mund e sakrificë arrinë të mobilizohen duke e riformuar dhe drejtuar në binarët e sukseseve klubin duke u inkuadruar në Grupin e Lindjes.

Njëri ndër më meritorët është kryetari i klubit dhe donatori kryesor i KV Bresalci, Asllan Syla i cili me modesti thekson.

“Jam i nderuar që jam në mesin e këtyre sportdashësve të cilët gjithçka japin për lojën e volejbollit, jemi të mobilizuar si asnjëherë më parë që të rikthehemi në Superligën e Kosovës, të dëshmojmë edhe pse jemi një vend i vogël kemi vullnet dhe talent që të rinjët tanë ti edukojmë në frymën sportive, kjo përpos që është e dobishme për vet komunitetin dhe klubin kjo është e dobishme edhe për vet shtetin e Kosovës se kurë kemi rini të shëndosh atëherë kemi një ardhmëri të ndritur edhe për volejboll, por në veçanti për komunitetin tonë ku jetojmë”.

Eco Higjiena

KV Bresalci me gjasa të mëdha do të jetë në garat e Play Off-it, ku do të takohen katër skuadra të Grupit të Lindjes dy dhe të Perëndimit.

Për trajnerin Blerim Shala dhe ndihmësit e tij Exhevit Byqmeti e Sherafedin Muji, kjo arritje dhe mobilizim i njerëzve që janë afër klubit është
për çdo admirim.

“Jemi në pozitën e dytë dhe do të jemi në pjesën e Play Off, ne kemi gërshetuar disa volejbollist me karrier të gjatë në lojën e volejbollit me disa talent që priten në të ardhmen të jenë bartës të lojës së klubit, kemi një ekip shembullor me disa volejbollist cilësor dhe të talentuar por jemi një staf duke filluar nga kryetari e gjerë tek volejbollistët që po japin më të mirën që din dhe munden për të mirën e klubit”, thekson trajneri
Blerim Shala.

Edhe pse nuk është shumë me rëndësi se kush e mban shiritin e kapitenin, në klubin e Bresalcit kapiteni momental Driton Muji është shumë i lumtur që i takon këtij mjedisi.
“Është kënaqësi e vërtet ti kesh bashkëlojtar të gjithë këta volejbollist të klubit dhe një kryesi e cila po na ndihmon në çdo pikëpamje dhe po na jep vullnet që të inkuadrohemi në Superligë, i gjithë ky angazhim po na bën edhe neve volejbollistve të japim atomin e fundit të energjisë për të mirën e klubit, me synime të qarta të gëzojmë komunitetin tonë dhe të dëshmojmë se edhe pse jemi një vend i vogël kemi zemër të madhe të mbrojmë emrin që kemi”.

Kontribut të jashtëzakonshëm për emrin e këtij klubi me të madhe janë duke dhënë edhe zyrtarët tjerë siç janë: Edon Syla, Isak Uruqi sekretar i klubit, Besim Syla i cili njeherit është edhe delegat në FVK-së.

KV Bresalci të jetë shembull për shumë klube sportive në Republikës e Kosovës se si duhet organizuar një klub sportiv dhe të nxjerrën talentët e sportit e në veçanti atij të volejbollit./rajonipress/