Tregohet trim ndaj policëve, i fyen dhe i kërcënon edhe në stacionin policor
Gjilan – Më 25 mars 2018, rreth orës 23:00, njësitet policore nga stacioni i Gjilanit, gjate patrullimit kanë ndaluar veturën Audi Q7, me targa SK të Republikës së Maqedonisë, dhe gjatë kontaktit me vozitësin e veturës shqiptar shtetas i Kosovēs, i njëjti nuk i ka përfillë urdhrat e policëve, ka refuzuar t`i jap dokumentet e veturës.
Më pas i njëjti i ka ofruar policeve vetëm librezën e veturës, pasi që është vërtetuar se ai nuk posedon patentë shofer dhe i njëjti ka vazhduar me kërcime të vrazhda t`i fyej e kërcënoj policet.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor. Edhe në stacionin policor i dyshuari ka vazhduar me kanosjet e njëjta.
Për rastin është njoftuar prokurori i krimeve të rënda i cili ka prezantuar në stacionin policor, dhe me urdhër të tij iniciohet rast “Kanosje” , i dyshuari ndalet në Qendrën e Ndalimit. Rasti në Prokurorinë Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


