Mobi Casa

Xhaxhi atdheu

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Atdhe Geci

Në malet antike të Roganës
në argjilin e saj të purpurt
shumë aromë fshehë pylli
po aq esencë jep dhe bari…

Jam nga zemër e zjarrit tuaj
dhe nga dritë e aq krijimeve
i takoj popullit më të lashtë
dhe një arti shumë të bukur…

S´ka rëndësi pse s´njihemi
as emrin pse nuk ma dini
në këtë prush pak të shkruar
bashkë ngjajmë të mëdhenj…

Eco Higjiena

Dashurinë time për Roganën
ua lë të shkruar në këtë libër
në dheun himnor të flamurit
në vendlindjen time dardane…

Teutë, merrja valles Rogane
me fustanellë nga të moçmet
mua edhe një gjeth i pemës
më jep prush të shkruaj poezi…

Atdhe Geci – Dortmund, 2018