UBT

Rrahmani: Jemi gati

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

​Rrahmani thotë se Kosova është gati për Madagaskarin.

Bernard Challandes do të debutojë në stolin e Kombëtares së Kosovës kundër Madagaskarit, sfidë kjo aspak e vështirë për “Dardanët” në letër.

Mbrojtësi i Dinamo Zagreb, Amir Rrahmani, thotë se janë përgatiur mirë dhe do të kërkojnë fitoren në këtë miqësore.

Fundamenti

“Ndeshja do të jetë e hapur me shumë raste, pasi kundërshtari nuk është i fortë siç i kemi pasur në eliminatore. Duhet të kërkojmë për gola dhe të kërkojmë krejtësisht fitoren”, u shpreh ai.

“Stërvitjet mirë kanë shkuar me trajnerin e ri. Natyrisht, dallojnë ato me ish trajnerin, kjo është e kuptueshme, gjithë trajnerët kanë punën e tyre. Çdo gjë ka shkuar mirë dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje”, tha Rrahmani.

Kosova dhe Madagaskari përballen sonte nga ora 19:00. /Gazeta Express/