UBT

Kosova fiton me rezultat zyrtar ndaj Serbisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll për femra e ka fituar me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Serbisë. Ishte Qeveria e Serbisë që mori vendimin që të ndalojë zhvillimin e ndeshjes duke iu referuar çështjeve të sigurisë. Ndeshja është dashur të luhet në Qendrën Sportive “Kovilovo” në afërsi të Beogradit.

Fundamenti

Në kohën kur përfaqësuesja jonë po bëhej gati për ndeshje u bë i ditur vendimi që ndeshja nuk zhvillohet. Atmosfera në përfaqësuese është shumë e mirë, vajzat janë të qeta, komode dhe në disponim. Sigurimi në këtë qendër është në nivel të lartë dhe nuk ka ndonjë shqetësim për sigurinë e vajzave. Kosova të shtunën e të dielën duhet t’i luajë dy ndeshjet tjera në grup në kuadër të kualifikimeve për botëror. Norvegjia e Sllovakia janë rivalët e Kosovës.