Edita Axhija zënë vendin e parë në Torino të Italisë
Gjilan – Edita Axhija është vetëm 17 vjeçare, por përkushtimi i saj për të fituar vendin e parë në kategorinë e saj në Muay Thai në boks i është realizuar këtë të diele pasiqë në një turnin ndërkombëtar në Torino të Italisë ajo zuri vendin e parë.
Edita Axhija e cila jeton në Gjeneva të Zvicrës ka arritur një sukses kulminant në karrierën e saj sportive.
Edita të dielën në Torino të Italisë ka shkëlqyer në kategorinë e saj 55 kg në Muay Thai (Boks), pasiqë fal talentit të saj ka mposhtur kundërshtaren e saj duke u stolisur me vendin e parë. “Jam shumë e lumtur që zura vendin e parë sepse ky ishte edhe synimi im që nga fillimi. Kam ushtruar në mënyrë intensive dhe nuk jam ndalur asnjëherë për të zënë vendin e parë. E falënderojë familjen e cila vazhdimisht më ka mbështetur dhe më ka dhënë përkrahje në këtë drejtim” tha Edita për rajonipress.
Edhe, Milazim Axhija prindi i Editës tha se suksesi i vajzës e bënë krenar dhe është një motiv shtesë që ajo të vazhdojë rrugën e saj të nisur drejt sukseseve tjera./rajonipress/


