Mobi Casa

Drita merr kreun e Superligës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Skuadra e Dritës duke e mposhtur Vllaznimin e Gjakovës si udhëtuese ka arrit të rimerr kreun e tabelës së klasifikimit të Superligës duke e mposhtur Vllaznimin me rezultat minimal 1-0.

Futbollistët e Dritës i hakmerren Vllaznimit të Gjakovës për pikën e humbur në Gjilan dhe eliminimit nga Kupa e Kosovës duke e rikthyer pozitën e parë

Futbollistët e Dritës gjatë tërë lojës kishin më tepër nga loja por rastet e tyre kryesisht përfundonin para portës së portierit Gecaj

Rastin më të mirë të ndeshjes futbollistët e Dritës e kishin në minutën e 5 por Xhevdet Shabani nuk ishte i saktë

Mobi Casa

Golin e fitores “bardh e katërtit” e Dritës e arrin në minutën e 69 pas tollovisë së krijuar më së miri gjendet mesfushori Endrit Krasniqi i cili gjen rrjetën e portës së Vllaznimit duke i lan të shtangur mbi 2.000 shikues në stadiumin e Gjakovës

Rastin më të mirë futbollistët vendas e patën tre minuta para përfundimit të ndeshjes, por gjuajtja e Grajqevcit për disa centimetra nuk gjen rrjetën e Rexhepit të Dritës

Pas ndeshjes trajneri i Dritës Bekim Isufi ka deklaruar: “Edhe më herët kemi thënë se tabelën mund ta shohim vetëm në përfundim të kampionatit pasi ka edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar por ne po ecim me parashikimet tona” ./rajonipress/