UBT

Rafet Prekazi: E kemi obligim ta përfaqësojmë shtetin dhe futbollin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka bërë të ditur emrat e 23 futbollistëve të cilët do të bartin barrën kryesore në dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin evropian të futbollit.

Gurmanët e futbollit Kosovar do të kenë festë futbollistike me 22 mars në stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku do të ndeshet Përfaqësuesja e Kosovës me Azerbejxhanin, ndërsa me 27 mars me Përfaqësuesen e Gjermanisë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Rafet Prekazi, ka bërë të ditur se këto dy ndeshje për futbollistët Kosovar do të jenë edhe një përvojë e madhe për vet futbollin e Kosovës.
“Së pari do të mundohemi me tërë potencialin që posedojmë të tregojmë kualitetin të cilin e posedojmë me këtë grup të futbollistëve, janë dy ndeshje mjaft cilësore por ne nuk do të dorëzohemi në asnjë moment përkundrazi në këto dy ndeshje do të japim më të mirën që posedojmë si skuadër”.

Uji Dea

Prekazi ka theksuar se çdo futbollist duhet të jetë krenar që djersit fanellën e shtetit të tij.
“E kemi obligim si popull dhe si sportist të bëjmë paraqitje ndërkombëtare në mënyrë profesionale, edukative e cilësore, duhet që shtetin e Kosovës ta paraqesim në mënyrën ma të mirë të mundshme pasiqë ne i takojmë këtij vendi dhe ne këtë gjë do ta bëjmë më së miri që mundemi të tregojmë se edhe shteti i Kosovës ka kulturë sportive e talent të mëdhenj të futbollit”.

Siç dihet Federata Futbollistike e Kosovës ka lëshuar biletat në shitje ndërsa Gjilanasit mund të pajisen me bileta te Agjensioni Rinori Travel.

Kosova bën gara në Grupin e 5 me 7 pikë, aq sa ka edhe Izraeli në pozitën e katërt./rajonipress/