Hidromorava

Vjedhje të shumta në Stanishor, cak i hajnave veturat

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në Stanishor të Artanës janë raportuar katër raste të vjedhjeve njoftoj policia e Kosovës.

Në rastin e parë në Stanishor ankuesi serb raporton se persona të panjohur, gjatë natës në oborr të shtëpisë kanë vjedhur veturën e tij VW Polo, ngjyrë e zezë, me tabela 625-KS-465. Rasti procedohet në NJHP-së.

Në rastin tjetër një tentim vjedhje, sërish në Stanishor ku ankuesi serb ka raportuar se persona të pa njohur kanë tentuar të vjedhin veturën VË Polo ngjyrë e kaltër me tabela 418-KS-536. Vetura fillimisht ishte vjedhur para shtëpisë me çelësin në derën e veturës, por më vonë është gjetur e braktisur në fshatin Stanishor, në një rrugë dytësore 2-3 kilometra larg vendit të ngjarjes. Rasti procedohet në NJHK.

ARKATANA

Rasti tjetër ankuesi serb ka raportuar se nga persona të pa njohur i është vjedhur instrumenti muzikor Sintisajzeri, kutia muzikore, mbajtëset e instrumenteve dhe kabllot në vlerë rreth 2500-3000 €, si dhe është tentuar të vjedhjet edhe vetura Audi A4. Rasti procedohet në NJHK-së.

Kurse rasti i katërtë ankuesi serb ka raportuar se persona të pa njohur kanë tentuar të vjedhin veturën e tij VË Jeta, ngjyrë e gjelbër me tabela 06-229-BL me ç’rast është dëmtuar brava për ndezje të veturës dhe tabela instrumentale. Rasti procedohet në NJHK-së njoftoj Shaban Azizi./rajonipress/