Fundamenti

Valon Berisha eliminoi Dortmundin, kualifikoi Salzburgun n’çerekfinale

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Salzburgu është kualifikuar në çerekfinale të Europa League, falë fitores në takimin e parë 2-1 me dy golat e Valon Berishës, sfida e kthimit përfundoi 0-0.

Salzburgu ka barazuar 0-0 në ndeshjen e dytë për ta eliminuar Borussia Dortmundin dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale të Europa League, shkruan Gazeta Express.

ARKATANA

Salzburgu u kualifikua në çerekfinale falë fitores në takimin e parë 2-1 me dy golat e mesfushorit të Kosovës, Valon Berisha, sfida e kthimit përfundoi 0-0.

Shorti i Europa League do të hidhet nesër nga ora 13:00. /Gazeta Express/